news

Drejtori i Doganave Besmir Beja rrit taksat me urdhër personal dhe shkel udhëzimin, ja si po u merren qytetarëve deri në 700 euro më shumë për zhdoganimin e makinave, si kalimi nga çmimi real te çmimet e referencës po iu lë hapësirë abuzive e korrupsioni vetë doganierëve

Një urd­hër i drej­torit të Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, rrit deri në 20 për qind tak­sën që qyte­tarët shqip­tarë do të pagua­jnë në dogana kur impor­to­jnë autom­jete nga jashtë. Ndonëse urdhri nuk prek shkallën e tak­sës, ai rrit bazën e tak­sueshme dhe rrjed­himisht edhe detyrim­in e TVSH-së që qyte­tarët duhet të pagua­jnë në doganë.Urdhri i Bejes qe rrit tak­sen e zhdo­ga­nim­it te autom­jeteve

Bëhet fjalë për zhdo­ga­n­imin e autom­jeteve, në rastet kur nuk pra­nohet çmi­mi i transak­sion­it i paraqi­tur nga qyte­tari dhe doganieri për­dor meto­dat alter­na­tive të vlerësim­it të çmim­it. Deri më sot, për­cak­ti­mi i vlerës së një autom­jeti, kur dogana nuk pra­non çmimin e transak­sion­it është bazuar në një udhëz­im të vitit 20218 të min­istrit të Financave.Sipas këtij udhëz­i­mi, kur nuk pra­nohet çmi­mi i ref­er­encës, dogana për­dor si burim infor­ma­cioni tre faqe të spe­cial­izuara, në varësi të origjinës. Për autom­jetet që impor­to­hen nga vendet e Bashkim­it Europi­an, ref­er­en­ca është revista Quat­troruote.

Në nenin 17, udhëz­i­mi për­cak­ton se “vlera e një autove­ture gjen­det në tabelën “Quat­tro­route”, duke u nisur nga mar­ka, mod­eli dhe viti i prod­him­it. Në këtë rast, vlera e autom­jetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmim­it që gjen­det në tabelë.“Udhëzimi i min­istrit te Finan­cave

Por një urd­hër i nxjerr nga Besmir Beja një javë më parë e përm­bys total­isht këtë for­mulë. Sipas urdhrit të Bejës, ref­er­en­ca për çmimin e zhdo­ga­nim­it do të nxir­ret nga mesa­tar­ja e tre faqeve të spe­cial­izuara, pa zbrit­jen 80 për qind që parashikonte udhëz­i­mi i min­istrit të Financave.Urdhri i Besmir Bejes që rrit tak­sën

Kjo është një mar­rëzi, ku prak­tik­isht me një urd­hër të brend­shëm të drej­torit të Doganave, rriten tak­sa, një të drejtë që e ka vetëm Par­la­men­ti me ligj.Sa rritet tak­sa

Sipas shem­bul­lit që jep vetë urdhri i Besmir Bejës, për një autom­jet të cilit i kor­ren­spon­do­jnë vler­at 18 900 euro, 19 300 euro dhe 19 100 euro në tre plat­for­ma të ndryshe, vlera e zhdo­ga­nim­it llog­a­ritet si mesa­tare e tyre. Pra, 18 900 € + 19 300 € + 19 100 € = 19,100 €. Sipas logjikës se rreg­ul­lit të vjetër, 80% e 19,300 € do të ishte 15,440 €.

Me urdhrin e Bejës vlera ori­entuese behet 19,100 €. Pra kemi një difer­ence prej 3,660 eurosh ose rreth 23.7% më shumë ne bazën e vlerësim­it. Mbi kete baze llog­a­riten detyrimet perkatese. Vetëm për tatimin mbi vlerën e shtu­ar, qyte­tari që në këtë rast do të pagua­jë 732 euro tak­së sht­esë për zhdo­ga­n­imin e autom­jetit.

Ref­er­en­ca bëhet stan­dard

Urdhri i Bejës ka edhe një prob­lem më themelor. Sipas rreg­ul­lit të vjetër, të për­cak­tu­ar nga udhëz­i­mi i min­istrit të Finan­cave, burimet e jashtme për­dore­shin vetëm kur nuk pra­nohej vlera e transak­sion­it dhe nuk mund të për­dore­shin meto­dat e tjera të vleres­im­it.

Urdhri i Bejëse ven­dos kërkimin në burime si pjesë stan­darde të pro­ce­durës për çdo autom­jet. Pra, ajo që ishte një metodë rez­ervë rrezikon të jetë meto­da stan­darde e vlerësim­it të çmim­it të zhdo­ga­nim­it. Man­u­ali i ri i Doganës prak­tik­isht kalon nga një sis­tem i stan­dard­izuar vlerësi­mi në një sis­tem me shumë diskre­cion të doganier­it, duke kri­juar mundës­inë që vlera doganore të jetë ndjeshëm më e lartë se çmi­mi real i bler­jes së autom­jetit.

Ky urd­hër bie qar­tazi ndesh me udhëz­imin e Min­istrit të Finan­cave dhe prak­tik­isht ndryshon bazën e tak­sim­it. Kjo është rrit­je e tak­save pa ligj, vetëm me një urd­hër të drej­torit të Doganës, rapor­ton “kapitali.al”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading