news

Netanyahu sulmon kryebashkiakun e New York-ut: Po nxit urrejtje ndaj hebrenjve

Kryem­i­nistri izraelit, Ben­jamin Netanyahu ka sul­muar krye­bashki­akun e New York-ut, Zohran Mam­dani, duke thënë se apo po fes­ton për sul­met e Ham­a­sit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023 dhe se po nxit urre­jt­je kundër hebren­jve.

Në një inter­vistë për Fox News, Netanyahu iu përgjigj komenteve të Mam­dan­it për të shqyr­tu­ar arres­timin e tij në New York, duke thënë se ndër­sa qyteti nuk ka autoritetin për të ekzeku­tu­ar një urd­hër arresti të Gjykatës Ndërkom­bëtare Penale kundër kryem­i­nistrit, Netanyahu mbetet per­son non gra­ta në qytet.

“Nuk men­doj se është rastësi që pasi ai bëri këtë fjal­im urre­jt­je­je kundër Izraelit dhe kundër meje, të nesër­men një hebre goditet me thikë duke dalë nga një sin­a­gogë — men­doj me një brit­më ‘Allahu Ekber’”, tha ai duke shtu­ar:

“Hebren­jtë ndi­hen shumë në sik­let. Unë flas me shumë nga miqtë e mi dhe ata thonë: ‘Është si një botë tjetër. Kemi frikë të dal­im në rrugë. Sig­ur­isht që nuk duam të veshim yarmulke ose ndon­jë vesh­je që do të zbu­lonte se jemi hebrenj.’”

Mam­dani tha javën e kalu­ar në një inter­vistë se Netanyahu “i për­ket Hagës”.

“Ai është një krim­inel lufte i akuzuar nga Gjyka­ta Ndërkom­bëtare Penale”, tha ai.

Ai deklaroi gjithash­tu se po shqyr­tonte nëse kishin kom­pe­tencë për të bërë të mundur arres­timin e Netanyahut nëse ai do të viz­ito­jë qytetin për Asam­blenë e Përgjithshme të OKB-së në shta­tor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading