news

Trafiku në shkodër, Rrugorja me dronë e radarë! Rritet fluksi në dogana, çdo ditë 11 800 udhëtarë

Me rrit­jen e ndjeshme të fluk­sit të tur­istëve dhe autom­jeteve gjatë sezonit veror, Poli­cia Rru­gore e Shko­drës ka har­tu­ar një plan të posaçëm masash për të garan­tu­ar sig­ur­inë në akset krye­sore të qarkut dhe për të paran­dalu­ar bllokimet e trafikut.

Sipas She­fit të Sek­torit të Poli­cisë Rru­gore Shkodër, komis­ar Ermal Zenelaj, vetëm gjatë gjashtë­mu­jorit të parë të vitit, nga pikat kufitare të qarkut kanë hyrë dhe dalë rreth 2.14 mil­ionë shte­tas dhe afro 950 mijë autom­jete. Mesa­tar­isht, çdo ditë regjistro­hen rreth 11 mijë e 800 shte­tas dhe 5 mijë e 250 autom­jete, çka e ren­dit Shko­drën ndër qar­qet me fluksin më të lartë të lëviz­jes në vend.

Poli­cia ka iden­ti­fikuar edhe pikat më prob­lematike ku kri­jo­hen ngadalësime të qarkul­lim­it. Për për­bal­lim­in e sit­u­atës janë shtu­ar patrul­limet në ter­ren, janë ven­do­sur shër­bime sht­esë në akset me fluks të lartë dhe mon­i­tori­mi po kry­het edhe me mjete intelig­jente, përf­shirë dronët dhe radarët.

Masat e mar­ra kanë sjel­lë një për­mirësim të treguesve të sig­urisë rru­gore. Gjatë gjashtë­mu­jorit të parë janë regjistru­ar 34 aksi­dente rru­gore, nga 55 që ishin në të njëjtën peri­ud­hë një vit më parë, ose 21 aksi­dente më pak. Edhe num­ri i vik­ti­mave ka shënuar ulje të ndjeshme.

Një nga shqetësimet e shtu­ara së fund­mi për policinë është drej­ti­mi i mjeteve nga adolesh­en­tët. Zenelaj u bën apel prindërve të mos i japin mak­i­nat fëmi­jëve që nuk janë pajisur me leje drej­ti­mi.

Drejtue­sit e Poli­cisë Rru­gore u bëjnë apel qyte­tarëve dhe tur­istëve që të respek­to­jnë sin­jal­is­tikën, kufizimet e shpe­jtë­sisë dhe të shman­gin parakalimet e rrezik­shme, veçanër­isht në seg­mentet mal­ore dhe ato me ngarkesë të lartë trafiku. Sipas Zenela­jt, bashkëpuni­mi i drejtuesve të mjeteve me Policinë Rru­gore mbetet ele­men­ti kyç për të garan­tu­ar një sezon tur­is­tik të sig­urt, me sa më pak aksi­dente dhe me qarkul­lim nor­mal në të gjithë ter­ri­torin e qarkut të Shko­drës

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading