news

Kopja e projekt-marrëveshjes me SHBA “mollë sherri” në Kuvend, Korreshi: Na vunë si në radhë të vajgurit, deputetët…

Kop­ja e pro­jekt-mar­rëvesh­jes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kthye në një pikë të fortë për­plas­jesh mes opoz­itës dhe mazho­rancës ditën e djeshme, me kre­un e Par­tisë Mundësia Agron She­haj I cili mori kop­jen e vetme të vënë në dis­pozi­cion të deputetëve dhe u largua me shpe­jtësi, kop­je të cilën e ktheu më pas.

Deputeti i Par­tisë Demokratike, Saimir Kor­reshi, pas për­fundim­it të mbled­hjes së Sekre­tari­atit të Etikës, nku edhe u mor vendi­mi për për­jash­timin me 60 ditë të Agron She­ha­jt, u shpreh se mënyra e admin­istrim­it të doku­men­tit ka qenë e papranueshme, duke kundër­sh­tu­ar pre­tendimet e mazho­rancës se deputetët kishin mundësi ta kon­sul­tonin mar­rëvesh­jen për­para votim­it.

Kor­reshi tha se bashkë me kre­un e grupit par­la­men­tar të PD-së, Gaz­ment Bard­hi, kishin shkuar për të parë doku­mentin, por sipas tij sit­u­a­ta ishte ndryshe nga ajo që ishte deklaru­ar në Kuvend nga deputeti i shu­micës, Niko Peleshi.

“Vota jonë ka qenë kundër, sepse siç e kemi deklaru­ar edhe dje, unë me zotin Bard­hi kemi shkuar dhe kemi kon­stat­u­ar një sit­u­atë kre­jt ndryshe nga fjalët e shokut Niko, i cili na tha që kun­drejt fir­mës së kon­fi­den­cialitetit mund të mer­rn­im akt-mar­rëvesh­jen dhe ta kon­sta­ton­im. Gjetëm realitet kre­jt të kundërt. Jo vetëm që nuk mund ta mer­rn­im, por duhet të viheshim në rad­hë si për vajguri, 140 deputetë, për ta lex­u­ar një nga një akt-mar­rëvesh­jen. Kjo nuk është nor­male”, tha ai.
Kor­reshi thek­soi se doku­men­ti nuk ishte sekret, por vetëm kon­fi­den­cial, duke shtu­ar se çdo deputet duhet të ketë mundësi të nji­het me mate­ri­alet për­para se të voto­jë.

Duke komen­tu­ar episodin me She­ha­jn, Kor­reshi tha se fjala “rrëm­bim” është e ekza­g­jeru­ar.

“Fjala rrëm­bim më duket shumë e rëndë. Ambi­en­tet janë pranë ambi­en­teve të Par­la­men­tit ku akseso­jnë deputetët. Nëse mate­ri­ali do të ishte kaq kon­fi­den­cial, duhet të ishte kryetari i Komi­sion­it të Sig­urisë Kom­bëtare ai që ta aksesonte dhe ta mbante doku­mentin, jo një punon­jës par­la­men­ti”, deklaroi ai.

Sipas Kor­reshit, deputetët duhet të kenë për­parësi në aksesin ndaj një doku­men­ti për të cilin duhet të voto­jnë.

“Kush ka më shumë rëndësi sipas jush? Një deputet që duhet të voto­jë atë akt apo një punon­jës par­la­men­ti që nuk e voton atë akt? Ma shp­je­go­ni. Atëherë ne qenkan ‘lëng groshe’ deputetët”, u shpreh ai me tone ironike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading