news

Paketa më të lira për pensionistët dhe studentët dhe njoftim për rritjen e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës vendos kushte strikte për kompanitë celulare

Autoriteti i Konkur­rencës ka mar­rë një vendim të rëndë­sishëm në mbro­jt­je të kon­suma­torëve shqip­tarë, duke ven­do­sur kushte dhe detyrime të rrep­ta për dy oper­a­torët krye­sorë të shër­bimeve celu­lare në vend, Voda­fone Alba­nia SHA dhe One Alba­nia SHA.

Vendi­mi Nr. 1307, i mar­rë më 24 kor­rik 2026 pas një het­i­mi të thel­lu­ar, vjen si përgjig­je ndaj shqetësimeve dhe anke­save të shum­ta të qyte­tarëve.

Gjatë hetim­it, Autoriteti kon­sta­toi rrit­je pro­gre­sive dhe të përafër­ta të çmimeve mes oper­a­torëve, ngjash­mëri të lartë të pake­tave, pakësim të ofer­tave me çmim të ulët, si dhe mungesë të doku­men­tim­it të kos­tove që do të jus­ti­fikonin këto ndryshime tar­i­fore.

Për të kor­rigjuar këto shkel­je dhe për të garan­tu­ar një treg më të drejtë, Komi­sioni i Konkur­rencës ka ven­do­sur masa konkrete që duhet të zba­to­hen nga të dy kom­pan­itë:

• bren­da 90 ditëve, të dy oper­a­torët duhet të ofro­jnë pake­ta të veçan­ta më të favor­shme për pen­sion­istët dhe stu­den­tët 18–23 vjeç;

• pake­ta më e lirë duhet të jetë real­isht e disponueshme edhe në pikat fizike të shit­jes, jo vetëm në aplika­cione online apo kanale digji­tale;• pas për­fundim­it të kon­tratës, çdo abo­nent duhet të ketë të drejtë të kalo­jë në një paketë më të lirë, pa penalitete dhe pa penge­sa të pajus­ti­fikuara;

• çdo ndryshim në çmim, përm­ba­jt­je apo vlef­sh­mëri të paketës duhet t’i njofto­het indi­vid­u­al­isht abo­nen­tit, qartë dhe të pak­tën 30 ditë për­para;

• çdo rrit­je çmi­mi duhet të mbështetet në anal­iza të doku­men­tu­ara të kos­tove dhe ky doku­menta­cion duhet të ruhet për pesë vjet;

• pake­tat e reja duhet të kenë difer­encim real dhe të mos kufi­zo­jnë zgjed­hjen e kon­suma­torit; • kon­tratat tip duhet të mar­rin vlerësimin para­prak të Autoritetit të Konkur­rencës për shmang­ien e klau­zolave të padrej­ta;

• pro­ce­du­ra dhe afati për bart­jen e num­rit nga një oper­a­tor te tjetri duhet të shkruhen qartë dhe kuptueshëm në kon­tratë.

Të gjitha këto detyrime do të mon­i­toro­hen rig­orozisht nga Autoriteti i Konkur­rencës për një peri­ud­hë njëv­jeçare. Nëse Voda­fone Alba­nia apo One Alba­nia nuk zba­to­jnë qoftë edhe një nga pikat e këtij vendi­mi, ato do të për­ballen me penalitete të rën­da ligjore.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading