news

Protesta para Parlamentit, 6 persona të shoqëruar nga policia

Gjashtë per­sona janë shoqëru­ar nga Poli­cia e Shtetit këtë të hënë, pas protestës së qyte­tarëve pranë Par­la­men­tit të Shqipërisë, rapor­ton A2 CNN.

Sean­ca plenare e njof­tu­ar para­diten e sotme mobi­li­zoi qyte­tarët të cilët ishin shpërn­darë në disa zona për­reth kuvendin, por edhe Policinë e Shtetit kishte mar­rë masat e saj duke kri­juar një kor­don të zgjeru­ar sig­urie, çka sol­li edhe për­plas­je. Disa per­ona u shoqëru­an ndër­sa të tjerë u larguan nga ndërhyr­ja e uni­for­mave blu.

E tek­sa jashtë seancës protestue­sit po për­plase­shin me policinë, bren­da saj deputetët po deba­tonin për mar­rëvesh­jen e sig­urisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Akti u fut men­jëherë në seancë plenare për t’u votu­ar po ditën e sotme, çka u kundër­sh­tua nga ana e opoz­itës e cila tha se hua­ja prej 300 mil­ionë eurosh që do të mer­ret për bler­jen e arma­timeve nuk mund të voto­het pa u parë nga deputetët

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading