
Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në nje studio televizive ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama të prezantuar në mbledhjen e së premtes me grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar.
Gjatë fjalës së saj, Karabina u shpreh se qëndrimet e kreut të qeverisë tregojnë se pushteti është tronditur nga revolta publike dhe po tenton të shesë një “reflektim” te qytetarët.
Karabina u shpreh se përdorimi i fjalëve si “besa” apo vendosja e simboleve letrare në dokumente zyrtare janë vetëm retorikë boshe për të mbuluar mungesën e llogaridhënies.
“Kryeministri në fakt thashë këtë e përdor një retorikë të zgjedhur në këto momente, por fakti që ka vendosur flamingot te ky dokument është gjëja më e bukur. Pra kryeministri është në hall, protesta e ka tronditur qeverisjen e kryeministrit dhe ai po mundohet të na shesë nëpërmjet termit “besa”, një reflektim.
Kryeministri po kërkon të ndërtojë një perceptim që “shiko ne po reflektojmë, flamingot po ia vemë, besën do ia japim dhe po kërkojmë të reflektojmë” për këtë situatë në të cilën protesta e ka sjellë kryeministrin.
Dhe përgjatë gjithë këtyre viteve dhe sidomos edhe tani pas zgjedhjeve të majit, kryeministri përdor të njëjtën retorikë që atë e kanë votuar 800.000 shqiptarë, ndërsa ata të cilët nuk e kanë votuar janë sorra, korba.