news

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistru­ar në orët e vona të mbrëm­jes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Dur­rës, ku tre të rinj kanë mbe­tur të plago­sur me thikë.

Sipas poli­cisë, gjatë një kon­flik­ti të çastit janë dëm­tu­ar shte­t­a­sit F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç. Dy prej tyre kanë mar­rë plagë të shum­ta dhe janë trans­portu­ar në Spi­tal­in e Dur­rësit, ndër­sa i treti ka pësuar lëndime të lehta dhe nuk ka pasur nevo­jë për ndih­më mjekë­sore.

Të tre të rin­jtë ndod­hen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet para­prake rezul­ton se në kon­flikt janë përf­shirë shte­t­a­sit L.Ç., 19 vjeç dhe një 15-vjeçar, të dyshuar si autorë të plagos­jes.

Shër­bimet e Poli­cisë vijo­jnë kon­trol­let për lokaliz­imin dhe kap­jen e tyre, ndër­sa hetimet për zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes vijo­jnë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading