news

Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, numri i viktimave shkon në 5.546 viktima, dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82?

Një muaj pas dy tërme­teve të fuqishme në Venezuelë, num­ri zyr­tar i vik­ti­mave ka arrit­ur në 5.546.Sipas të dhë­nave të fun­dit, 16.740 per­sona kanë mbe­tur të plago­sur. Dy tërme­tet me mag­ni­tudë 7,2 dhe 7,5 goditën veri­un e ven­dit natën e 24 qer­shorit.

Lëkund­jet ndod­hën vetëm 39 sekon­da larg njëra-tjetrës, në një fenomen të rral­lë të qua­j­tur “dublet sizmik”. Fatke­qësia kon­sidero­het ndër më të rën­dat që Venezuela ka për­je­t­u­ar në më shumë se një shekull.

Bilan­ci i fun­dit u bë pub­lik nga pres­i­den­ti i Asam­blesë Kom­bëtare, Jorge Rodriguez. Ai tha se num­ri i vik­ti­mave vazh­don të rritet ndër­sa për­paron puna për pastrim­in e rrëno­jave. Autoritetet nuk e kanë përditë­suar që prej 25 qer­shorit num­rin zyr­tar të per­son­ave të zhdukur.

Në atë kohë, qev­e­ria rapor­tonte 157 per­sona të zhdukur. Një nis­më qytetare ka regjistru­ar rreth 29.500 rapor­time për per­sona, vend­ndod­h­ja e të cilëve nuk dihet. Difer­en­ca e mad­he mes të dhë­nave zyrtare dhe rapor­timeve qytetare ka shkak­tu­ar debate.

Ban­ka Botërore vlerë­son se dëmet fizike arri­jnë në rreth 19,6 mil­iardë dol­larë. Rreth 9,3 mil­iardë dol­larë janë dëme në bane­sa, ndër­sa 5,2 mil­iardë lid­hen me infra­struk­turën pub­like. Afro 5 mil­iardë dol­larë të tjera janë dëme në ndërte­sa tregtare dhe indus­tri­ale.

Rreth 17.907 famil­je kanë mbe­tur pa bane­sa pas tërme­teve. Mbi 23.000 per­sona vazh­do­jnë të qën­dro­jnë në 107 qen­dra të përkohshme në Karakas. Opera­cionet e kërkim-shpë­tim­it po i lënë vendin pastrim­it të rrëno­jave dhe pro­ce­sit të rindër­tim­it.

Autoritetet par­ala­jmëro­jnë se kthi­mi në nor­malitet dhe rindër­ti­mi i zon­ave të preku­ra mund të zgjasin me muaj ose vite.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading