news

Vodhi dokumentet brenda Kuvendit, Rama publikon pamjet: Prokuroria të hetojë Shehajn

Kryem­i­nistri Edi Rama ka reaguar për rastin kur Agron She­haj rrëm­beu doku­mentin e klasi­fikuar të mar­rëvesh­jes me SHBA-në dhe u largua me vrap nga Kuven­di.

Kreu i Qev­erisë, me anë të një video­je nga momen­ti kur She­haj largo­het me doku­mentin, e aku­zon kre­un e Par­tisë Mundësia si një bal­list që sipas tij, vërte­ton se vesi del me shpirtin.

Ai gjithash­tu i bëri dhe një thirrje prokuror­isë që t’i tre­go­jë vendin e për­cak­tu­ar nga ligji.Postimi i kryem­i­nistrit  Edi Rama:

“Ky tipi që vjedh një doku­ment të klasi­fikuar dhe ia fut vrapit, është një bal­list që ngre dhe ul haj­dut kë i del për­para, por siç e shi­h­ni sot ten­toi të ikte me vrap një­soj si bal­listët pasi hynin në kotec për të gra­bitur pula, duke na dësh­muar botër­isht se vesi del me shpirtin.

Uroj po nuk shpre­soj që prokuro­r­ia t’i tre­go­jë vendin e për­cak­tu­ar nga ligji për gra­bitësit e doku­men­tave të klasi­fikuar kësaj sorre vjed­ha­cake të mbushur me urre­jt­je, ndërko­hë që i shpreh keqard­hje vajzës së pafa­jshme duke fal­en­deru­ar Zotin që shpë­toi pa dëme seri­oze nga rend­ja në panik pas haj­du­tit”, shkru­an Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading