news

EMRI/ Ndahet papritur nga jeta në moshën 54-vjeçare, pedagogu i njohur me kontribut në shkencë dhe sport

Sporti dhe akademia shqiptare janë tron­di­tur nga një lajm i hid­hur. Ka ndër­ru­ar jetë Prof. Asoc. Dr. Artan Pogo­ni, një nga emrat e njo­hur të edukim­it fizik, sportit dhe admin­istrim­it sportiv në vend.

Pogo­ni u nda nga jeta pak orë më parë në Vlorë, si paso­jë e një infark­ti (sul­mi në zemër), duke lënë pas një kar­ri­erë të gjatë të ndër­tu­ar mes audi­torëve uni­ver­si­tarë, fushave sportive dhe insti­tu­cion­eve drejtuese.

Ai mbante detyrën e She­fit të Depar­ta­men­tit të Edukim­it Fizik dhe Sportit në Fakul­tetin e Shken­cave Sociale, Tur­izmit dhe Sportit të Uni­ver­sitetit “Bar­leti”, si dhe ishte anë­tar i Sen­atit Akademik të këtij institucioni.Me një formim të gjerë akademik, Dok­tor Shken­cash dhe me katër diplo­ma uni­ver­sitare, Artan Pogo­ni ia kush­toi jetën zhvil­lim­it të shken­cave të sportit, veçanër­isht në fushat e rekrea­cionit sportiv, metodologjisë së stërvit­jes dhe edukim­it fizik.

Ai ishte autor i 12 pub­likimeve shken­core dhe dy tek­steve uni­ver­sitare, ndër­sa kishte kon­tribuar edhe në pro­jek­te ndërkom­bëtare akademike përmes pro­grameve Tem­pus dhe Eras­mus+, duke pro­movuar shkëm­bimin e ekspe­ri­en­cave dhe mod­ern­iz­imin e sportit shqiptar.Përtej kar­ri­erës akademike, Pogo­ni ishte i angazhuar drejt­për­drejt në sportin eli­tar. Ai ka qenë drej­tor sporti në Bashk­inë e Tiranës, ndër­sa në vitet e fun­dit ishte një nga fig­u­rat drejtuese të Bar­leti Volej, ku ka kon­tribuar edhe si tra­jn­er i ekip­it të fem­rave.

Emri i tij ishte i pran­ishëm edhe në debatet pub­like për prob­lematikat e sportit shqip­tar, ku shpesh ka ngrit­ur shqetësime për mënyrën e orga­nizim­it dhe funk­sionim­it të fed­er­atave sportive.Me ndar­jen e tij nga jeta, Shqipëria hum­bet një ped­a­gog, studi­ues dhe kon­tribues të rëndë­sishëm të sportit. Kolegë, stu­den­të dhe sportistë kanë shpre­hur dhim­b­jen për hum­b­jen e një pro­fe­sion­isti që për shumë vite punoi për edukimin dhe zhvil­lim­in e brezave të rinj.

Artan Pogo­ni do të kuj­to­het si një nga zërat e rëndë­sishëm të lid­hjes mes shkencës dhe sportit në Shqipëri.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading