news

FOTOLAJM/ Protestuesit të pathyeshëm, “gdhendin” në bulevard kërkesën ndaj Ramës: Dorëheqje!


FOTOLAJM/ Protestue­sit të pathyeshëm, “gdhendin” në bule­vard kërkesën ndaj Ramës: Dorëhe­q­je!


Edhe në mbrëm­jen e 59-të të protestës, qyte­tarët që prej javësh janë mbled­hur kundër qev­erisë dhe kryem­i­nistrit Edi Rama për­col­lën një mesazh të qartë dhe sim­bo­lik.

Në Bule­vardin “Dësh­morët e Kom­bit”, për­bal­lë god­inës së Kryem­i­nistrisë, protestue­sit shkru­an me ger­ma gji­gante fjalën “RESIGN” (“Dorëhe­q­je”), duke e kthy­er atë në sim­bolin e kërkesës së tyre krye­sore.

Sipas orga­ni­za­torëve dhe pjesë­mar­rësve, kërke­sa për dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama dhe të qev­erisë mbetet e pandryshuar dhe e pane­go­ci­ueshme.

Qyte­tarët thek­so­jnë se, kra­has largim­it të qev­erisë, kërko­jnë edhe ngrit­jen e një qev­er­ie tranz­i­tore 12-mujore, e cila, sipas tyre, do të garan­tonte zhvil­lim­in e zgjed­hjeve të lira dhe të nder­shme.

Mesazhi i shkru­ar në bule­vard u bë një nga momentet më sim­bo­like të protestës së kësaj mbrëm­je­je, duke përm­bled­hur në një fjalë të vetme kërkesën që protestue­sit kanë artiku­lu­ar prej 59 ditësh.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading