news

Janë të terrorizuar nga SPAK”, Agron Shehaj: Balla merret me pronat e mia, por vetë jeton në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës. Rama, kryeministri që i dha Shqipërisë 3 qeveri të korruptuara

Kreu i par­tisë “Mundësia” në një inter­vistë në News24 u shpreh se Edi Rama do të mba­het mend si kryem­i­nistri që i ka dhënë Shqipërisë 3 qev­eri të kor­rup­tuara.

Gjithash­tu gjatë inter­vistës, u ndal edhe tek akuzat e kreut të Grupit Par­la­men­tar të PS, duke thënë se nuk duhet të mer­ret me pronat e tij ndër­sa vetë jeton në kul­lat më të shtren­j­ta të Tiranës.

“Taulant Bal­la  mer­ret me pronat e mia. Nuk e di ai që Rama ka një vilë prej  metër katrorë, katër god­i­na dhe ka deklaru­ar se vle­jnë 400 mijë euro. Nuk i di taulant Bal­la. Nuk e di çfarë punë i hap Edi Ramës. Nuk e dinë të gjithë që Taulant Bal­la ka deklaru­ar një aparta­ment me vlerë qesharake ndër­sa jeton te Ambasador 3, në një nga kul­lat më të shtren­j­ta të Tiranës.

E dinë të gjithë. Por ne duhet të mer­re­mi për të ardhmen. Bal­la dhe Edi Rama i përkasin të kalu­arës. Këta shko­jnë të gjithë përditë për­bal­lë SPAK dhe janë të ter­ror­izuar nga SPAK dhe mua më vër­sulin Ulsi Man­jën. Taulant Bal­la mba­het mend si një njeri që është aq i kor­rup­tuar, aq i për­folur sa njerëz­it për­dorin emrin e Taulant Bal­lës për të kërkuar para. Para disa vitesh është dënuar dikush sepse i dër­goi një sms një biz­nes­meni dhe i tha jam Taulant Bal­la me duhen 100 mijë euro. Është het­u­ar e dënuar…”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading