news

Shkrumbohet banesa private në Qytet Studenti, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe dy fëmijët

Një banesë pri­vate është përf­shirë nga flakët mëng­jesin e sotëm, rreth orës 08:30, në zonën e Qytetit Stu­den­ti.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, në momentin e zjar­rit në banesë ndod­heshin një nënë e divor­cuar dhe dy fëmi­jët e saj. Fat­mirë­sisht, të tre kanë arrit­ur të dalin në kohë dhe ndod­hen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dër­guar për kon­troll në spi­tal por nuk kanë pasur dëm­time nga zjar­ri apo tymi.

Si paso­jë e flakëve, bane­sa është shkrum­buar plotë­sisht, duke u bërë e pabanueshme.

Shkaqet e zjar­rit nuk janë bërë ende të ditu­ra, por dyshohet për shkëndi­jë elek­trike. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbard­hur rrethanat dhe shkakun e ngjar­jes.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading