news

Ndërtimet në Pogradec e Tushemisht shkojnë në UNESCO, Komiteti: Shkallë alarmante kërcënimi

Fat­mi­ra Nikol­li

Ndër­timet në Pogradec dhe Tushem­isht, kanë mbër­rit­ur deri në Sesion­in e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO‑s. Pro­jek­tet e propozuara duket se rreziko­jnë statutin e Liqen­it ne UNESCO.

Rrjeti Glob­al i Vëzhgim­it të Trashëgimisë Botërore ka shpre­hur në Sesion­in e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO‑s, zhgën­jimin e madh që komiteti ka dësh­tu­ar përsëri të përf­shi­jë trashëgim­inë kom­bëtare dhe kul­tur­ore të rajonit të Ohrit në listën e trashëgimisë botërore në rrezik.

Në takimin e mba­j­tur më 24 kor­rik, u kri­tikua fak­ti që për të dytin vit rad­hazi, Turqia ka sfid­uar për­fundimet e organ­eve këshillimore dhe ka dobë­suar autoritetin e ekspertëve të pavarur sa I takon gjend­jes në dy anët e Liqen­it të Ohrit, kër­cënuar nga ndër­timet dhe plan­et e zhvillimit.“Provat janë të pamo­hueshme, liqeni i Ohrit mbetet nën pre­sion të rëndë dhe në rrit­je.

Vlera e tij e jashtëza­kon­shme uni­ver­sale është në rrezik dhe ndikimet në rrit­je që vazh­do­jnë ta çojnë këtë vend unik të trashëgimisë drejt dëm­timeve të pak­thyeshme. Lista e trashëgimisë botërore në rrezik ekzis­ton pikër­isht për një moment si ky. Kur bashkësia ndërkom­bëtare duhet të vepro­jë para se të jetë tepër vonë” tha për­faqë­sue­si i Rrjetit Glob­al të Vëzhgim­it të Trashëgimisë Botërore.

Duke vlerë­suar kër­cënimet seri­oze, Komiteti i Trashëgimisë Botërore I dha Shqipërisë dhe Maqe­donisë së veri­ut, pesë vite për të zbat­u­ar reko­mandimet.

“Nga ana shqiptare, pro­jek­ti i peiza­zhit ujor Drilon-Tushem­isht, zhvil­li­mi ndër­ti­mor  pesëkatësh në Tushem­isht dhe Pogradec Mari­na e propozuar me 27 kate, tre­go­jnë shkallën alar­mante të kër­cënim­it. Ne i përgë­zo­jmë organet këshillimore për integritetin dhe përkush­timin e tyre. Komiteti do të vazh­do­jë të mbikëqyrë një përke­qësim të pronës derisa aut­en­ticiteti dhe integriteti i saj të hum­basin plotë­sisht.

Sot, për fat të keq, në sytë e pub­likut, poli­ti­ka mbi­zotëroi mbi detyrën tonë për të mbro­j­tur liqenin e Ohrit”, u tha ne sesion­in e 48-të.Përfaqësuesi I Shqipërisë, mori zotim për zba­timin e vendim­it të komitetit dhe reko­mandimeve të mision­eve të mon­i­torim­it reak­tiv.  UNESCO vuri në duk­je se ndër­timet pa leje, urban­iz­i­mi i pakon­trol­lu­ar, dëm­ti­mi i vijës bregliqenore, menax­hi­mi i pam­jaftueshëm i ujërave të zeza dhe mbro­jt­ja e pam­jaftueshme e eko­sis­temit mbeten kër­cënimet krye­sore për Rajonin e Ohrit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading