news

Një i vdekur dhe një i plagosur pas shembjes së kranit në një kantier në Prishtinë

Një trag­je­di e rëndë ka godi­tur një kantier ndër­ti­mi në krye­qytet, ku rrëz­i­mi i një vinçi ka mar­rë jetën e një per­soni dhe ka lënë një tjetër të plagosur.Ngjarja e rëndë ka ndod­hur ditën e sotme në rrugën “A” në Prisht­inë, gjatë zhvil­lim­it të punimeve.

Mak­i­na e rëndë është rrëzuar paprit­mas, duke zënë poshtë punë­torët që ndod­heshin pranë.Zëdhënësi i Poli­cisë së rajonit të Prisht­inës, Enis Pllana, në një komu­nikim për “Bota sot” dha deta­jet e para zyrtare. Ai bëri me dije se dy per­sona pësuan dëm­time tru­pore dhe u trans­portu­an me urgjencë në spi­tal.

“Për sa i për­ket këtij inci­den­ti, kon­fir­mo­jmë se dy qyte­tarë janë lën­d­uar dhe janë nisur men­jëherë për ndih­më mjekë­sore. Fatke­që­sisht, plagët e njërit prej tyre rezul­tuan vdek­jeprurëse dhe mjekët në Qen­drën Klinike Uni­ver­sitare të Kosovës kon­stat­u­an hum­b­jen e jetës”, u shpreh Pllana.Ai shtoi se for­cat e poli­cisë kanë mbër­rit­ur pa vonesë në vendin e aksi­den­tit dhe kanë kry­er të gjitha pro­ce­du­rat para­prake. Një het­im i plotë tash­më ka fil­lu­ar, nën drej­timin e Prokuror­it të Shtetit, për të sqaru­ar dinamikën dhe shkaqet e kësaj ngjar­je­je tragjike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading