news

Protestat kundër qeverisë, ja çfarë thotë Raporti i DASH për Shqipërinë

Rapor­ti më i fun­dit i struk­turës OSAC të Depar­ta­men­tit amerikan të Shtetit lid­hur me Shqipërinë, i ka kush­tu­ar një përditësim të veçan­të sit­u­atës në vend nga prote­s­tat.

Sipas rapor­tit, prote­s­tat janë përgjithë­sisht paqë­sore, por kanë rezul­tu­ar në dhunë në të kalu­arën.

“Demon­stratat ndrysho­jnë në mad­hësi nga disa qin­dra në disa mijëra pjesë­mar­rës dhe shpesh prishin trafikun. Një nga vendet më të shpesh­ta të aktivitetit të protestës në vend është bule­var­di krye­sor i krye­qytetit, Dësh­morët e Kom­bit, i cili është shtëpia e shumë objek­teve qever­itare, diplo­matike dhe kul­tur­ore. Kok­te­jet e Molo­tovit janë të zakon­shme gjatë demon­stratave, megjithëse ato përgjithë­sisht hid­hen në ndërte­sa dhe jo në njerëz”,-shkruhet në raportin amerikan.

Sa i për­ket protes­tave qytetare kundër qev­erisë, që kanë nisur më 31 maj 2026 në Tiranë, rapor­ti shkru­an se prote­s­tat e mëd­ha kundër­sh­tonin një pro­jekt tur­is­tik luk­soz në ishullin e Sazan­it.

“Tubimet fil­lu­an si demon­stra­ta lokale mjedis­ore, por kur poli­cia i shpërn­dau këto tubime, mijëra shqip­tarë dolën në rrugë në qytetet krye­sore. Prote­s­tat u rritën duke përf­shirë thirrje kundër kor­rup­sion­it qever­i­tar, dhe disa prej tyre u bënë të dhunshme”,-cilëson rapor­ti.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading