news

Bota në alarm, Irani gati të godiste me raketa Ukrainën

Irani ka shqyr­tu­ar mundës­inë e një sul­mi rake­tor ndaj një por­ti ukrainas në Detin e Zi, në shen­jë hak­mar­rje­je pas sul­mit ndaj një ani­je­je ira­ni­ane në Detin Kaspik, rapor­ton The New York Times.

Ukraina godi­ti të shtunën një ani­je mall­rash ira­ni­ane në Detin Kaspik. Nga sul­mi mbeti i vrarë një mari­nar dhe u pla­gos një tjetër anë­tar i ekuipazhit.

Një sulm iran­ian ndaj Ukrainës do të sillte një për­shkallëz­im të ndjeshëm të kon­flik­tit, veçanër­isht për shkak të mar­rëd­hënieve të ngush­ta mes Teheran­it dhe Moskës, si dhe ten­sion­eve të vazh­dueshme mes Iran­it dhe Ukrainës.

Zyr­tarët ira­ni­anë par­ala­jmëru­an hakmarrje.Sipas rapor­timeve, sit­u­a­ta u zbut pas kon­tak­teve diplo­matike. Min­istri i Jashtëm ukrainas në detyrë, Andrii Sybi­ha, zhvil­loi një bisedë me homo­lo­gun iran­ian Abbas Araghchi, duke thek­suar se veprimet e Ukrainës kishin për qël­lim vetëm mbro­jt­jen ndaj agre­sion­it rus.

Pas bisedës, Araghchi thek­soi se Irani “nuk kërkon për­shkallëz­im”, por kërkon kom­pen­sim për dëmet e shkaktuara.Analistë pranë qev­erisë ira­ni­ane thanë se disa figu­ra poli­tike në Teheran kërkuan një kundër­përgjig­je ushtarake, ndër­sa të tjerë këshillu­an kujdes, duke argu­men­tu­ar se hap­ja e një fron­ti të ri kundër Ukrainës do të sillte rrez­iqe të mëd­ha për Iranin.

Në fund, Teherani kon­fir­moi se nuk syn­on një për­plas­je të drejt­për­drejtë me Ukrainën, por këm­bën­guli se dëmet ndaj ani­jes së tij duhet të kom­pen­so­hen.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading