news

Detaje nga arrestimi i Ermal Beqirajt, gjyqi në Francë dhe ekstradimi në Shqipëri

Ermal Beqi­raj, biz­nes­meni i shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar nga SPAK dhe i kon­sideru­ar si krahu i djathtë i Ergys Aga­sit, është arrestu­ar në Francë. Poli­cia e Shtetit kon­fir­moi se ai u ndalua në qytetin e Amiens, pas bashkëpunim­it mes Inter­pol Tiranës dhe Inter­pol Lion, ndër­sa të martën, më 29 kor­rik, pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komu­niko­het zyr­tar­isht kërki­mi ndërkom­bë­tar në funk­sion të pro­ce­du­rave për ekstradimin drejt Shqipërisë.

GJKKO i ka cak­tu­ar masën “arrest në burg” për veprat penale “Heq­ja e paligjshme e lirisë”, “Konkur­ren­ca e paligjshme nëpër­m­jet dhunës”, “Shkel­ja e barazisë së pjesë­mar­rësve në ten­dera apo ankande pub­like”, “Grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, “Kry­er­ja e veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale dhe grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal” dhe “Pastri­mi i pro­duk­teve të veprës penale”.

Arres­ti­mi i tij ndod­hi pas një episo­di të paza­kon­të që alar­moi autoritetet franceze. Sipas medi­ave në Francë, Beqi­raj po pilo­tonte një avion të vogël që u vu re duke flu­tu­ru­ar mbi ter­mo­cen­tralin bërthamor Pen­ly në Seine-Mar­itime, një objekt strategjik ku po ndër­to­hen edhe dy reak­torë bërthamorë të gjen­er­atës së re EPR‑2. Gjatë flu­turim­it, ai uli avion­in nga 3,700 në rreth 3,500 këm­bë, nën kufirin min­i­mal të lejuar për flu­turime mbi zona të ndjeshme. Për këtë arsye, For­cat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës ngritën një avion ushtarak që e shoqëroi deri në aero­portin Albert në rajonin Somme, ku ai u arrestua men­jëherë sapo preku pistën dhe u dër­gua në paraburgim.

Het­ue­sit francezë kanë ngrit­ur dyshime edhe për rrethanat e flu­turim­it. Gjatë kon­trol­lit fizik, në rro­bat e Beqi­ra­jt u gjetën tre pajis­je AirTag të fshe­hu­ra, gjur­mues GPS të prod­huar nga Apple, çka sipas medi­ave franceze ka ori­en­tu­ar het­imin drejt pistës se ai mund të ketë vepru­ar nën pre­sion ose sipas udhëz­imeve të diku­jt tjetër. Edhe shp­jegimet e tij nuk bindën autoritetet. Ai pre­tendoi se kishte bërë një gabim me lartës­inë e flu­turim­it dhe se në momentin kur kaloi mbi cen­tralin bërthamor ishte “duke folur në tele­fon me nënën e tij”. Po ash­tu, itin­er­ari i tij ngri­ti dyshime, pasi u nis nga Alber­ti, flu­tur­oi drejt Calais, më pas kaloi mbi Brit­tany dhe për­fun­doi mbi ter­mo­cen­tralin Pen­ly. Për shkel­jen e rreg­ullave të flu­turim­it ai u dënua me kusht dhe me një gjobë prej 7,000 eurosh, për­para se t’i dorë­zo­hej Zyrës Qen­drore Franceze për Luftimin e Krim­it të Orga­nizuar (OCLCO), e cila nisi pro­ce­du­rat për ekstradimin.

Beqi­raj është pronar i kom­panisë “Soft & Solu­tions” dhe aku­zo­het nga SPAK se ka për­fi­tu­ar ten­derë pub­likë me vlerë dhjetëra mil­iona euro përmes kër­cën­imeve ndaj kom­panive rivale në dos­jen e AKSHI‑t. Mbi të rën­do­jnë gjithash­tu akuza për kor­rup­sion, ndër­sa autoritetet shqiptare i kanë sekuestru­ar 10 pasuri dhe të gjitha llog­a­r­itë bankare. Mes pasurive të bllokuara janë tru­all në resortin “Green Coast” në Vlorë, prona në rrugën “Hox­ha Tasim” dhe në kom­pleksin “Rolling Hills” në Tiranë, një aparta­ment në Golem, njësia e shër­bim­it në rrugën “Çerçiz Top­ul­li”, kom­pan­itë “S.S” sh.p.k. dhe “H” sh.p.k., autom­jete e motom­jete, si dhe jahti luk­soz “Preda­tor 50 Sky­fall”, me vlerë rreth 1 mil­ion euro, i cili rezul­tonte i regjistru­ar në emër të Xhe­ni­la Tamiz­it, punon­jëse e kom­panisë “Soft & Solu­tions”. Sipas legjis­la­cionit shqip­tar, Beqi­raj prezu­mo­het i pafa­jshëm deri në një vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading