news

Drejtësia shqiptare nis procedurat e ekstradimit për biznesmenin Ermal Beqiraj

Drejtësia shqiptare ka nisur zyr­tar­isht pro­ce­du­rat për ekstradimin e biz­nes­menit Ermal Beqi­raj, i arrestu­ar të shtunën në Francë. 44-vjeçari rapor­to­het se është ven­do­sur në paraburgim. Mad­je, këtë të mërkurë ai ka dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku i është komu­nikuar zyr­tar­isht kërki­mi ndërkom­bë­tar, në funk­sion të pro­ce­du­rave për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Bren­da 40 ditëve, prak­ti­ka e arrestit duhet t’u për­cil­let autoriteteve franceze. Nëse ai jep pëlqimin, kthi­mi në atd­he do të real­i­zo­het bren­da pak ditësh; në të kundërt, pro­ce­du­rat do të jenë më të gja­ta, shkru­an A2CNN. Beqi­raj u ndal pasi flu­tur­oi në lartësi të ulët me një avion të lehtë mbi cen­tralin bërthamor të Pen­ly. Pas sin­jal­izim­it, For­cat Ajrore e shoqëru­an deri në aero­portin e Albert, ku u ndalua nga poli­cia për t’u mar­rë në pyetje.Në dësh­minë e tij, ai deklaroi se nuk kishte kry­er veprime të qël­limshme dhe se, në atë moment, ishte duke folur në tele­fon me nënën e tij. Pas ven­dos­jes së një gjobe prej 7 mijë eurosh, biz­nes­meni u la i lirë, por u mba­jt nën vëzhgim policor. Pas kon­sta­tim­it se Shqipëria e kishte shpal­lur në kërkim, efek­tivët e ndalu­an sër­ish në banesë, duke njof­tu­ar edhe autoritetet në Tiranë.Beqiraj u shpall në kërkim nga SPAK më 21 dhje­tor 2025, gjatë het­imeve për ten­derët e AKSHI‑t. Dyshimet lid­hen me veprim­tar­inë e kom­panisë që ai zotëron, “Soft & Solu­tion”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading