news

Edi Rama drekë me Ergys Agasin në Durrës nën mbrojtjen e Gardës dhe Policisë, Llangozi plas “bombën”, ja si krimi i organizuar vendos deputetë, ministra dhe drejtorë

Avokati Arben Llan­gozi ka lëshuar akuza të rën­da lid­hur me lid­hjet e pushtetit me krim­in e orga­nizuar. Sipas Llan­goz­it, ekzis­ton një infor­ma­cion që meri­ton ver­i­fikim, sipas të cilit kryem­i­nistri Edi Rama, pas një cer­e­monie në Dur­rës, ka drekuar me Ergys Agasin, per­son i cili sipas tij ishte në kërkim. Në një inter­vistë për “NTV Tele­vizion”, ai u shpreh se ajo që e bën më skan­daloze sit­u­atën është fak­ti se kjo drekë është zhvil­lu­ar nën mbro­jt­jen e she­fit të komis­ari­atit dhe Gardës së Repub­likës. Llan­gozi deklaron gjithash­tu se në Shqipëri tash­më funk­sionon një tri­nom i rrezik­shëm i për­bërë nga prokuro­r­ia, pushteti dhe kri­mi.

Sipas akuzave të tij, ky bashkëpunim ka bërë që sis­te­mi të dësh­to­jë, duke pre­tend­uar se është kri­mi i orga­nizuar ai që zgjedh dhe ven­dos se kush do të bëhen deputetë, min­is­tra apo drej­torë poli­cie. Ai e cilë­son këtë sit­u­atë si fundin e Shqipërisë, ku kryem­i­nistri ulet “këm­bëkryq me krim­in” ndër­sa insti­tu­cionet e drejtë­sisë dësh­to­jnë të vepro­jnë. I pyetur nga gaze­tari se çfarë mund të prod­ho­jë si his­tori deri në fund sekuestri­mi i dos­jeve nga SPAK te zyra e Këshillit Kom­bë­tar të Ter­ri­torit (KKT), Llan­gozi ka deklaru­ar fil­lim­isht se ky veprim nuk do të prod­ho­jë asgjë. Sipas tij, Prokuro­r­ia e Posaçme po vijon një “mbro­jt­je selek­tive” ndaj pushtetit, duke vënë në duk­je se në nën­të vite të SPAK-ut nuk është het­u­ar asnjë leje ndër­ti­mi e dhënë nga Kryem­i­nistri, por është dënuar vetëm Vangjush Dako.

Pjesë nga deklara­ta e Llan­goz­it

“Unë vlerë­soj që Prokuro­r­ia e Posaçme do të vijo­jë mbro­jt­jen selek­tive që i bën pushtetit. Sekuestri­mi i një doku­men­ti, i një dos­je­je bëhet në momentin që shiko­het një par­reg­ull­si që është bërë në atë dos­je. Dhe në qoftë se do të kishte par­reg­ull­si, kush i ka dhënë këto lejet? I ka dhënë Kryem­i­nistri. Ja kjo është ajo që unë e kam thënë shpesh­herë: Pse nuk het­o­het Kryem­i­nistri për këto leje që ka dhënë? A është het­u­ar për ndon­jë leje? Sa vite po bën SPAK që është në këtë… po mbush nën­të vite, po mbaron man­dati dhe ne nuk kemi parë të het­o­het një leje ndër­ti­mi për per­son­in kush e ka dhënë,. Është dënuar vetëm Vangjush Dako për një leje që kishte dhënë në kundër­sh­tim me ligjin, askush tjetër.

Aq të rreg­ull­ta qenkan këto leje, këto pro­jek­tet? Ne kemi pro­jek­te të cilat janë thjesht imagjinare. Është bërë puna, pas­taj është bërë pro­jek­ti; janë bërë doku­mentet vetëm fik­tive për të qenë në dos­je. Pra ne kemi një tri­nom të lid­hur: tash­më kemi lid­hjen e prokuror­isë, të pushtetit dhe të krim­it. Ne kemi krim­in e orga­nizuar që zgjedh e ven­dos deputetë, zgjedh e ven­dos min­is­tra, ven­dos drej­torë poli­cish dhe ne nuk mund të pres­im që do të kemi një prokuror se vajti i sekue­stroi një leje edhe çfarë? Asgjë s’do të bëhet. Nga infor­ma­cioni që unë kam që meri­ton ver­i­fikim, rezul­ton që kryem­i­nistri, në një cer­e­moni që ka qenë në Dur­rës, ka shkuar dhe ka drekuar me Ergys Agasin mbas cer­e­mon­isë, i rua­j­tur nga she­fi i komis­ari­atit dhe nga Gar­da e Repub­likës. Ja pra ky është ai shteti ynë që është i lid­hur me krim­in, që ne e bëjmë, ule­mi këm­bëkryq.

Del Gjiknuri thotë: “jo po gjyqi po vazh­don, nuk ka prob­lem”. Po Prokuro­r­ia e Posaçme duhet t’i japë shp­jegim se e ka shkru­ar një fjali atje, thotë që ka qenë për­faqë­sues i qev­erisë shqiptare në Aru­ba. Po kush ka qenë? Pse nuk e jep? Pse nuk het­o­het? Ku janë këto she­fa që s’hetojnë? Pse ulet kryem­i­nistri në drekë me Agasin kur ai ka qenë per­son në kërkim?. Në vend të arresto­het, drekon me kryem­i­nistrin. A e kup­ton ku jemi? Ka mar­rë fund ven­di ynë me këtë kryem­i­nistër që për­dor njerëz­it e var­fër për pro­pa­gandë dhe ulet këm­bëkryq me krim­in e orga­nizuar. Ka mar­rë fund Shqipëria. Dhe në qoftë se Evropa është kjo që na serviret, që ne me demek po ecim para, që ne shiko­jmë çdo ditë, del nga shtëpia gjal­lë edhe s’e di a kthe­hesh apo jo, sepse ke burim aksi­den­tesh çdo kohë.Kemi rrugë që janë vrastare. Nuk është kjo Evropa. Ne e dimë shumë mirë si funk­sionon edhe si menax­ho­het një sis­tem shtetëror në Evropë. E në qoftë se sis­te­mi shtetëror është si në Shqipëri, atëherë nuk e di. Pashë edhe këtë gafën që bëri, nuk e di domethënë a e beso­jnë me të vërtetë njerëz­it: doli e tha që ne do bëjmë “Diel­lën” që të lufto­jë kor­rup­sion­in në Gjer­mani. A është delir apo është mashtrim? Se nuk e kup­toj këtë gjë. Çfarë lloj shteti kemi, mor? Çfarë lloj shteti! Të vesh t’i japësh mend një shteti gjer­man për mënyrën se si do lufto­jë kor­rup­sion­in me “Diel­lën” e kryem­i­nistrit që e ka blerë 500 euro në inter­net edhe ka bërë ten­derin 500 mil­ionë euro!”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading