news

‘GPS‑i dhe telefonat, në fokus të hetimit’, eksperti i sigurisë komenton arrestimin e Beqirajt: Nuk ishte rastësi…

Arres­ti­mi i Ermal Beqi­ra­jt në Francë ka hapur pikëpyet­je edhe për fatin e ekstradim­it të tij. Eksper­ti i sig­urisë Fation Sof­ta shp­je­goi pse het­i­mi që po zhvil­lo­jnë autoritetet franceze mund të ndiko­jë në vendimin për kthimin e tij në Shqipëri.

Sipas eksper­tit të sig­urisë Fation Sof­ta, gjithç­ka mund të varet nga het­i­mi që po zhvil­lo­jnë autoritetet franceze për flu­turim­in mbi një zonë me infra­struk­turë kritike.“Nëse flu­turi­mi kon­sidero­het gabim, ai mund të për­bal­let me një gjobë rreth 7 mijë euro. Por nëse lindin dyshime të tjera, pri­or­itet mund të jetë het­i­mi në Francë dhe jo ekstradi­mi”, u shpreh ai.

Sof­ta u ndal edhe te itin­er­ari i flu­turim­it, duke thek­suar se Beqi­raj nuk ishte një pilot i rastë­sishëm. Sipas tij, si pronar i një kom­panie që zotëron avionë pri­vatë, ai supo­zo­het t’i nji­hte mirë kor­ri­doret ajrore, pro­ce­du­rat e flu­turim­it dhe zonat ku lejo­hen apo ndalo­hen kalimet.“Një per­son që ka kom­pani flu­turi­mi i njeh shumë mirë kor­ri­doret dhe rrugët e kalim­it. Duhet të mar­rësh leje për ngrit­je nga pista dhe duhet të kesh një drej­tim të cak­tu­ar.

Një per­son që njeh ter­ri­torin men­doj që ka pasur dijeni lid­hur me ven­dod­hjen e atij cen­trali. Është nisur nga pista dhe ka shkuar drejt bregde­tit. Ka devi­juar në Calais dhe kalon mbi zonën ku është TECI bërthamor. Në këtë moment është inter­cep­tu­ar nga avionët luftarakë francezë që i kanë bërë thirrje dhe kanë kërkuar uljen e avcionit dhe kanë bërë shoqërim­in e tij. Sapo është ulur është bërë arres­ti­mi i tij. Këtë dos­je dhe rrethanat e këtij flu­turi­mi do ta het­o­jnë poli­cia e shtetit, poli­cia intelig­jente dhe anti-ter­rori apo edhe struk­tu­ra anti-spi­u­nazh.

Gjatë uljes së avion­it, nga kon­trol­li janë gje­tur tre Air Tags në trupin e tij. Janë kon­trol­lu­ar udhë­timet e tjera që janë bërë me atë avion, është bërë kon­trol­li i Kutisë së Zezë se gjatë kohës që ka qenë në avion, Beqi­raj mund të ketë folur nëpër­m­jet tele­fonit apo pajis­jeve të tjera. Mer­ren lap­topët, tele­fonët, nëse ka patur bashkëpunë­torë nga toka apo jo, me kë ka folur dhe cili ka qenë qël­li­mi. Një i ri që njeh ter­ri­torin francez, që ka mar­rë leje flu­turi­mi, gjë­ja e parë është që të njo­hë teknologjinë, kor­ri­doret dhe zonat e flu­turim­it. Ai nuk erd­hi rastë­sisht. Ai është pronari i avion­it ndaj duhet të dijë shumë mirë zonat ku flu­tur­o­het dhe lartësitë. Ka punuar i vetëm apo për të tjerë nuk dihet” tha Softa.Sipas Soft­ës, nëse nga GPS‑i, fotografitë apo skanimet e mund­shme dalin pro­va që flu­turi­mi ka qenë i qël­limshëm, atëherë het­i­mi në Francë mund të mar­rë për­parësi ndaj ekstradim­it në Shqipëri.

Beqi­raj u arrestua të martën në veri të Parisit, pasi avioni i vogël pri­vat me të cilin po flu­tur­onte u inter­cep­tua nga avionët luftarakë francezë mbi cen­tralin bërthamor të Pen­ly. Gjatë ver­i­fikimeve rezul­toi se ai ishte i shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar nga SPAK në kuadër të dos­jes së AKSHI‑t, ku aku­zo­het për gjashtë vepra penale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading