news

Kryemadhi: Ma gjeni një mesazh ku i them Haxhinastos të favorizojë Shatkun, çdo gjë zyrtare! S’e pagoi ai shkollën e vajzës!

Moni­ka Krye­mad­hi mohon të ketë ndërhyrë për mar­rjen e lejes nga ana e kom­panive të Adri­an Shatkut për fibrat optike. Në GJKKO, ish-gru­a­ja e kryetar­it të Par­tisë së Lirisë kërkon që të gjen­det të pak­tën një mesazh ku ajo ta ketë urd­hëru­ar Edmond Hax­hinas­ton për mar­rëvesh­jen e fibrave optike.

Krye­mad­hi thotë se gjithç­ka është bërë përmes rrugëve insti­tu­cionale duke lënë pas gjur­më. Gjithash­tu mohon që kushëriri i saj të ketë paguar shkol­lën e vajzës së saj, ça mund të vërte­to­hej edhe nga anal­iza financiare.Monika Krye­mad­hi: E kam sug­jeru­ar jo për të ushtru­ar ndikim poli­tik, përkun­drazi, i them dër­go kërkesën shkresër­isht jo elek­tron­ik­isht. Kanë kalu­ar shkre­sat në disa insti­tu­cione e min­istri. Ma gjeni një mesazh që t’i kem thënë Hax­hinas­tos “bëje se të vra­va, bëje se të shkarkoj nga puna apo bëje për kaq për­fitim”. Nuk provo­het asnjë ndërhyr­je nga ana e Moni­ka Krye­mad­hit për një pro­ce­durë që kishte 6 vjet. Mad­je shikoni komu­nikimet mes Shatkut dhe Hax­hinas­tos, gjithç­ka është zyrtare, pro­tokol­lare, ku askund biz­nes­meni nuk thotë “bëje se kam folur me Monikën”, zero. Kemi dy faqe në akuzë e lagu, s’e lagu, thua ti kaloi nën­de­tës­ja me drogë. Nëse do kishte ekzis­tu­ar ndërhyr­je kor­rup­tive nga ana ime, s’do ishin ndjekur rrugët insti­tu­cionale. “Alo Mon­di, bëje sekret, mos e mar­rë vesh njeri”, kush do e mer­rte vesh, por jo, janë lënë gjur­më shkre­sore. Po të kishte ndërhyr­je s’kishte pse ngrinte grup pune. 24 shta­tor, komu­nikimet për Borën time, se ç’lidhje ka goca ime në akuzë, hajt më, për ta bërë sa më medi­atike. Unë i them “Bora ndër­roi mend­je”, ishte shumë larg një fëmi­jë 16 vjeç në Amerikë. Këto bise­da nuk lid­hen as me Hax­hinas­ton, as me AKEP-in, as me ndikime të paligjshme. Nuk men­doj që është fakt penal, se çdo shpen­z­im i bërë, s’është e vërtetë që Shatku ka paguar shkol­lën e vajzës. Siç dër­guan letër­porositë, mund të mer­rnin tek shkol­la anal­izën finan­cia­re të shpen­z­imeve të vajzës.Kryemadhi tha se komu­niki­mi s’mund të për­doret për dy çësht­je të ndryshme, ndër­sa kërko kohën e saj pasi “SPAK i ka numëru­ar qimet e shtëpisë.”

Moni­ka Krye­mad­hi: Komu­niki­mi përkatës nuk mund të tra­j­to­het si provë uni­ver­sale. Nuk mund të mbështetet një komu­nikim konkret në dy çësht­je të ndryshme si provë, pra çësht­ja e kartës, për­dorim­it të saj, për bler­je apo shpen­z­ime pri­vate. Është një struk­turë komu­niki­mi me tema të ndryshme që duhen veçuar, është si të thuash ne jemi këtu në gjyq, edhe pyes­im ore çfarë po bëjnë ato flamin­got atje në bule­vard. Janë gati 70 faqe që mer­ren me më the të thashë vetëm për fibrat optike. Nëse do kishim ndërhyrë unë e Meta s’do kishte bërë asgjë Hax­hinas­to, por s’ka ndod­hur, sepse janë ngrit­ur 5 grupe pune. Më ka numëru­ar SPAK qimet e shtëpisë dhe hed­hur në media, dua kohën time, nuk mund të ma hiqni mua mundës­inë.

Eri­on Bani: Zon­ja Krye­mad­hi jeni bërë juriste, ju lutem në mënyrë të përm­bled­hur. Jo çdo lloj komu­niki­mi mund të lex­o­het këtu, aty mund të keni 5000 emaile, por mund të lex­oni ato mesazhe që janë pjesë e shqyr­tim­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading