news

“Pacienti u braktis në rrugë dhe ndërroi jetë”? Spitali i Durrësit hedh poshtë akuzat: E kemi mjekuar

Vetëm pak orë pasi laj­mi për ndar­jen nga jeta të një paci­en­ti i cili u tha se u nxorr në rrugë nga Spi­tali i Dur­rësit, mori “dhenë”, insti­tu­cioni ka përgën­jeshtru­ar rapor­timet e bëra duke thek­suar se per­soni në fjalë, nën shoqërinë e një efek­tivi, është dër­guar te një i afërm i veti që deklaroi se do kujde­sej për të.

Në reag­imin e tyre zyr­tar të bërë ditën e sotme, spi­tali i qytetit bregde­tar hedh poshtë pre­tendimet se paci­en­tit nuk i është ofru­ar ndih­ma e nevo­jshme mjekësore.Madje, nxir­ret në pah se pas një ndërhyr­je­je të bërë në QSUT, Spi­tali i Dur­rësit ka tra­j­tu­ar për disa javë paci­entin e tij.“Pacienti është paraqi­tur sër­ish ditën e djeshme në Shër­bimin e Urgjencës të Spi­tal­it Rajon­al Dur­rës, ku vijon të qën­dro­jë nën kujdesin dhe vlerësimin e per­son­elit mjekësor.Pas komu­nikimeve të kry­era nga struk­tu­rat përkatëse, një famil­jar deklaroi se do ta mer­rte pranë banesës së tij. Paci­en­ti u trans­portua me autoam­bu­lancë deri në des­ti­na­cion, i shoqëru­ar nga punon­jës të Poli­cisë së Shtetit, dhe iu dorëzua famil­jar­it.

Për rrjed­ho­jë, sqaro­jmë se paci­en­ti nuk është nxjer­rë apo brak­tisur në rrugë nga Spi­tali Rajon­al Dur­rës, siç pre­tendo­het në pub­likim. Dal­ja e tij nga spi­tali është kry­er pas për­fundim­it të tra­j­tim­it, me doku­menta­cionin përkatës mjekë­sor dhe pas koor­dinim­it me struk­tu­rat sociale, policore dhe famil­jare” thuhet në reag­imin e bërë ditën e sotme nga Spi­tali i Durrësit.Reagimi i plotë i Spi­tal­it Rajon­al të Dur­rësit:

Në lid­hje me lajmin e pub­likuar në media, sipas të cilit një pacient i tra­j­tu­ar më parë në Spi­tal­in Rajon­al Dur­rës ka ndër­ru­ar jetë, sqaro­jmë se ky infor­ma­cion nuk është i vërtetë.Pacienti është paraqi­tur sër­ish ditën e djeshme në Shër­bimin e Urgjencës të Spi­tal­it Rajon­al Dur­rës, ku vijon të qën­dro­jë nën kujdesin dhe vlerësimin e per­son­elit mjekë­sor.

Për informimin e plotë të opin­ion­it pub­lik bëjmë me dije se paci­en­ti ishte tra­j­tu­ar më parë në QSUT, ku i ishte kry­er një ndërhyr­je nga mjekët kirurgë vasku­larë në enët e gjakut të këm­bës së majtë. Pas komu­nikim­it ndër­m­jet mjekëve, ai u shtrua në Spi­tal­in Rajon­al Dur­rës, ku qën­droi dhe u tra­j­tua për disa javë, duke mar­rë kujdesin e nevo­jshëm mjekë­sor në për­puth­je me gjend­jen e tij shën­de­të­sore.

Pas sta­bi­lizim­it të para­me­trave klinikë dhe për­fundim­it të tra­j­tim­it spi­talor, paci­en­tit iu për­gatit epikriza dhe iu komu­nikua dal­ja nga spi­tali. Duke qenë se ai deklaroi se nuk kishte një vend ku të qën­dronte, struk­tu­rat e spi­tal­it njof­tu­an shër­bimin social dhe organet e Poli­cisë së Shtetit, me qël­lim gjet­jen e një zgjid­hje­je të sig­urt sociale dhe familjare.Pas komu­nikimeve të kry­era nga struk­tu­rat përkatëse, një famil­jar deklaroi se do ta mer­rte pranë banesës së tij. Paci­en­ti u trans­portua me autoam­bu­lancë deri në des­ti­na­cion, i shoqëru­ar nga punon­jës të Poli­cisë së Shtetit, dhe iu dorëzua famil­jar­it.

Për rrjed­ho­jë, sqaro­jmë se paci­en­ti nuk është nxjer­rë apo brak­tisur në rrugë nga Spi­tali Rajon­al Dur­rës, siç pre­tendo­het në pub­likim. Dal­ja e tij nga spi­tali është kry­er pas për­fundim­it të tra­j­tim­it, me doku­menta­cionin përkatës mjekë­sor dhe pas koor­dinim­it me struk­tu­rat sociale, policore dhe famil­jare.

Spi­tali Rajon­al Dur­rës u bën thirrje medi­ave që, veçanër­isht në raste kaq të ndjeshme, infor­ma­cioni të ver­i­fiko­het pranë insti­tu­cion­eve përkatëse për­para publikimit.Institucioni ynë mbetet i angazhuar për ofrim­in e kujde­sit shën­de­të­sor dhe për bashkëpunimin me çdo autoritet kom­pe­tent, duke respek­tu­ar kon­fi­den­cialitetin e të dhë­nave shën­de­të­sore dhe din­jitetin e paci­en­tit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading