news

Protesta e 60-të në Tiranë, qytetarët marshojnë sërish me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Qyte­tarët do të zhvil­lo­jnë sot protestën e tyre të 60-të në Tiranë, duke vijuar kërkesën për dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama. Tubi­mi do të nisë në sheshin “Skën­der­bej”, ndër­sa më pas protestue­sit do të marsho­jnë drejt god­inës së Kryem­i­nistrisë, ku pritet të mba­jnë edhe fjal­ime.

Protes­ta nisi fil­lim­isht si reag­im ndaj ngjar­jeve në Zvërnec, por më pas u shndër­rua në një lëviz­je me kërke­sa poli­tike për ndryshim të qeverisë.Me pankar­ta dhe fla­muj kuqezi, protestue­sit kanë bërë thirrje për ndryshim, ndër­sa në marshimet e der­i­tan­ishme kanë mar­rë pjesë qyte­tarë të grup­moshave dhe pro­fe­sion­eve të ndryshme, përf­shirë të rinj, stu­den­të, aktivistë, famil­jarë dhe pen­sion­istë.

Gjatë protestës së fun­dit u dëgjuan slo­ganet “Edi Rama, o trad­htar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Rama, jep dorëhe­q­jen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patron­azhistët”, “Shqipëria kërkon rev­olu­cion” dhe “Ju erd­hi fun­di”, ndër­sa marshi­mi kaloi edhe pranë insti­tu­cion­eve shtetërore, përf­shirë Par­la­mentin.

Protestue­sit kanë paraqi­tur pesë kërke­sa krye­sore: dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit dhe qev­erisë, kri­jimin e një qev­er­ie teknike tranz­i­tore me man­dat 12-mujor, ndryshime kushtetuese dhe në Kodin Zgjed­hor përmes ref­er­en­du­mit, shfuqiz­imin e disa ndryshimeve ligjore që lid­hen me zonat e mbro­j­tu­ra, trashëgim­inë kul­tur­ore, Paketën e Maleve dhe inves­timet strategjike, si edhe har­timin e një kon­trate të re sociale mes qyte­tarëve dhe shtetit, pas kon­sul­timeve me ekspertë, intelek­tu­alë dhe për­faqë­sues të shoqërisë civile.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading