news

PS synon reduktimin e numrit të bashkive, BIRN: KiE kundër skenarëve të qeverisë për centralizimin e pushtetit vendor

Një pro­jekt-raport i Këshillit të Europës për qev­eris­jen ven­dore në Shqipëri vlerë­son se shër­bimet pub­like janë cen­tral­izuar, bashk­itë kanë autono­mi të kufizuar dhe sug­jeron që refor­ma e re ter­ri­to­ri­ale duhet të foku­so­het tek rrit­ja e kapaciteteve ven­dore, jo cen­tral­iz­i­mi i mëte­jshëm.

Këshilli i Europës sug­jeron se një reforme e re ter­ri­to­ri­ale në Shqipëri duhet të foku­so­het tek decen­tral­iz­i­mi i mëte­jshëm i qev­eris­jes ven­dore në kom­pe­ten­ca dhe funk­sione si dhe mbështet­je finan­cia­re më e lartë dhe e barabartë për njësitë – sug­jer­ime që bien në kundër­sh­tim me plan­et e qev­erisë për një cen­tral­iz­im të mëte­jshëm të këtij pushteti duke propozuar më pak bashki.Një raport para­prak mon­i­tori­mi mbi zba­timin e Kartës Evropi­ane të Vetëqev­eris­jes Ven­dore në Shqipëri, i për­gat­i­tur nga raportue­sit Anders Knape dhe Sören Schu­mach­er, sug­jeron që çdo ndryshim i hartës admin­is­tra­tive të bazo­het në kon­sul­tim real me pushtetin ven­dor dhe komu­nitetet lokale, pasi të jetë vlerë­suar me kujdes refor­ma e vitit 2014.

Një dekadë pas kësaj reforme, mazho­ran­ca social­iste hod­hi në pub­lik një studim anal­i­tik që dilte në për­fundimin se har­ta aktuale nuk i përgjig­jet më realitetit demografik dhe ekonomik të ven­dit, duke propozuar si mekanizëm të rrit­jes së efik­a­sitetit një rior­ga­niz­im ter­ri­to­r­i­al.

Ndryshe nga anal­iza e PS-së, pro­jekt-rapor­ti i Këshillit të Europës e zhven­dos anal­izën tek shkaqet që kanë prod­huar këtë per­for­mancë të dobët, duke mos u kufizuar vetëm te mad­hësia apo kapaciteti i bashkive, por tek cen­tral­iz­i­mi i kom­pe­ten­cave, autono­mia e kufizuar, financi­mi i pam­jaftueshëm dhe munge­sa e burimeve administrative.Raportuesit e KiE-së ngrenë shqetësimin se kjo nuk do t’i zgjid­hë prob­lematikat, duke sug­jeru­ar se per­for­man­ca e qev­eris­jes ven­dore kërkon decen­tral­iz­im të mëte­jshëm, rrit­je të kom­pe­ten­cave dhe burimeve finan­cia­re të bashkive.

“Refor­ma e re struk­tur­ore e propozuar, e cila pritet të sjel­lë bashkime të mëte­jshme të një­sive të vetëqev­eris­jes ven­dore, ndan opin­ion­in pub­lik dhe për­faqë­sue­sit ven­dorë krye­sisht sipas vijave poli­tike,” vëre­het në doku­ment.

Raportue­sit thek­so­jnë se “ekzis­ton një mospër­puth­je midis bashkim­it të mëte­jshëm të bashkive dhe cen­tral­izim­it të vazh­dueshëm të disa shër­bimeve pub­like”.

Bazuar në gjet­jet e mon­i­torim­it, ata vlerë­so­jnë se pushtetit ven­dor në Shqipëri duhet t’i beso­het një rol duk­shëm më i madh në ofrim­in e shër­bimeve pub­like ven­dore.

“Ndër­sa qev­e­ria argu­men­ton se bashkive u mungo­jnë kapacitetet për të admin­istru­ar në mënyrë të pavarur fusha si arsi­mi, furniz­i­mi me ujë dhe menax­hi­mi i mbet­jeve, raportue­sit thek­so­jnë se, në frymën e Kartës Evropi­ane të Vetëqev­eris­jes Ven­dore, përgjigj­ja e duhur nuk është cen­tral­iz­i­mi, por forci­mi i kapaciteteve admin­is­tra­tive dhe finan­cia­re të pushtetit ven­dor,” thotë rapor­ti.

Në këtë kon­tekst, ata vëre­jnë se për shumë funk­sione të detyrueshme bashk­itë nuk gëzo­jnë kom­pe­ten­ca të plota dhe ekskluzive, por kufi­zo­hen në zba­tim mekanik të vendimeve ose mirëm­ba­jt­je insti­tu­cionale. Si rrjed­ho­jë, rapor­ti kon­sta­ton se “Shqipëria nuk për­fi­ton plotë­sisht nga pari­mi i sub­sidiaritetit”.

Mospërm­bush­ja e detyrimeve ligjore nga njësitë ven­dore lid­het krye­sisht me varës­inë nga finan­cat qen­drore.

Vëzhgi­mi i raportuesve del në për­fundimin se me për­jash­tim të qyteteve më të mëd­ha, pushteti ven­dor në Shqipëri është seri­ozisht i nën­fi­nan­cuar dhe nuk disponon burime të mjaftueshme për të përm­bushur detyrimet ligjore.

“Për këtë arsye, është e nevo­jshme të rishiko­het mënyra e llog­a­r­it­jes së granteve të pakushtëzuara, pasi niveli aktu­al i tyre është i ulët dhe mban bashk­itë në vështirësi finan­cia­re”- reko­man­don ai duke kon­stat­u­ar se shu­mi­ca e bashkive nuk janë në gjend­je të zhvil­lo­jnë poli­ti­ka të tyre ven­dore.

Në këtë kuadër, raportue­sit e Këshillit të Europës japin reko­mandime për decen­tral­iz­im të pushtetit ven­dor, forcim të kapaciteteve të tyre finan­cia­re dhe delegim të shër­bimeve.

Mënyra se si qev­e­ria qen­drore finan­con njësitë ven­dore kon­sidero­het si jo efek­tiv dhe ka shqetësime për pabarazi në ndar­jet e këtyre finan­cave për arsye poli­tike.

“Sis­te­mi aktu­al i barazim­it finan­ciar, i zbat­u­ar përmes granteve të pakushtëzuara, nuk duket efek­tiv në për­mirësimin e gjend­jes së bashkive finan­cia­r­isht më të dobë­ta ose në zvogëlim­in e pabarazive rajonale. Raportue­sit reko­man­do­jnë një rishikim të plotë të këtij sis­te­mi dhe kri­jimin e një mekaniz­mi më efek­tiv e trans­par­ent, të bazuar në kritere objektive”.“Ashtu si në luftën kundër kor­rup­sion­it, trans­paren­ca është thel­bë­sore edhe në shpërn­dar­jen e burimeve bux­hetore,” shton më tej rapor­ti, duke e lid­hur këtë me nevo­jën për tra­j­tim të barabartë të një­sive të vetëqev­eris­jes ven­dore dhe shpërn­dar­je të sub­ven­cion­eve sipas kritereve objek­tive dhe të ver­i­fikueshme.

Një tjetër shqetësim lid­het me fak­tin autono­mia e bashkive në zba­timin e funk­sion­eve të deleguara, siç janë arsi­mi apo menax­hi­mi i mbete­jeve, mbetet shumë e kufizuar.

Lid­hur me këtë raportue­sit dalin në për­fundimin se shumë bash­ki nuk kanë burime finan­cia­re dhe per­son­el të mjaftueshëm për të kry­er funk­sionet e deleguara dhe dety­ro­hen t’i mbu­lo­jnë këto kos­to nga bux­hetet e tyre, gjë që bie në kundër­sh­tim me një nga parimet themelore të Kartës, sipas të cilit autoritetet ven­dore duhet të finan­co­hen nga shteti në për­puth­je me përgjegjësitë që u ngarkon ligji.

Një vëmend­je të veçan­të i kush­to­het prob­lematikës me mbled­hjen e tak­save ven­dore, kom­pe­tencë që bashk­itë shqiptare nuk e ushtro­jnë në mënyrë efek­tive për shkak të mangë­sive admin­is­tra­tive.

Në raport vihet thek­si tek tak­sa e pronës e cila vështirë­so­het nga munge­sa e regjis­trave të sak­të të pron­ave.

Zgjer­i­mi i kom­pe­ten­cave ven­dore dhe rrit­ja e burimeve finan­cia­re është një ele­ment thel­bë­sor në angazhimin e ven­dit për anë­tarësimin në Bashkimin Evropi­an, vëren më tej rapor­ti, pasi “thith­ja dhe admin­istri­mi efek­tiv i fondeve të ardhshme të BE-së varen nga ekzis­ten­ca e një sis­te­mi të fortë dhe funk­sion­al të qev­eris­jes ven­dore”.

‘Kor­rup­sioni’ dhe ‘polar­iz­i­mi poli­tik’ kon­sidero­hen gjithash­tu si sfi­dat për pushtetin ven­dor. Njësitë e vetëqev­eris­jes ven­dore pritet të lua­jnë një rol të rëndë­sishëm në luftën kundër kor­rup­sion­it. Rastet e kor­rup­sion­it mino­jnë bes­imin e pub­likut te autoritetet ven­dore dhe ndiko­jnë neg­a­tivisht në autonom­inë e tyre, pasi shpesh për­doren si argu­ment në favor të cen­tral­izim­it më të madh.

Shpop­ul­li­mi I bashkive rurale, veçanër­isht për shkak të migrim­it të të rin­jve drejt qyteteve të mëd­ha ose jashtë ven­dit, kon­sidero­het një fenomen me ‘paso­ja seri­oze për komu­nitetet lokale’.

Doku­men­ti, që vlerë­son nëse sis­te­mi shqip­tar i pushtetit ven­dor respek­ton stan­dard­et e Kartës dhe ku duhet foku­so­het refor­ma e re që ka mar­rë për­sipër par­la­men­ti shqip­tar pritet të shqyr­to­het në Kon­gresin e Autoriteteve Lokale të KiE në tetor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading