news

Sigurimet nuk mbulojnë pensionet, vetëm në 4 muajt e parë të vitit, 48.9 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin

Një në tre shqip­tarë sot është në pen­sion, dhe burim krye­sor të ard­hurash ka pagesën mujore, e cila prej vitesh nuk mbu­lo­het vetëm me kon­tributet që paguhen nga të punë­suar­it, por finan­co­het edhe nga bux­heti i shtetit.

Një raport i Min­istrisë së Finan­cave tre­gon se vetëm në katër­mu­jorin e parë të këtij viti janë dhënë nga bux­heti i shtetit rreth 48.9 mil­ionë euro për të mbu­lu­ar difer­encën midis të ard­hu­rave dhe shpen­z­imeve të skemës së pen­sion­eve publike.Referuar të dhë­nave të Min­istrisë së Finan­cave në 4‑mujor të ard­hu­rat për kon­tributet ishin 620 mil­ionë euro, ndër­sa shpen­zimet për sig­urimet shoqërore për­l­log­a­riteshin në afro 719 mil­ionë euro.

Ndër­sa për gjithë vitin 2025, për të mbu­lu­ar pagesën e afro 755 mijë pen­sion­istëve, u trans­fer­u­an nga bux­heti i shtetit rreth 10.1 mil­iardë lekë ose gati 106 mil­ionë euro. Që nga 2014‑a kur u har­tua ske­ma e pen­sion­eve e bazuar në kon­tribute dhe vitet e punës, bux­het i shtetit ka harx­huar afro 2.7 mil­iardë euro për të finan­cuar deficitin e saj.Shkaqet për vlerën e lartë të trans­fer­tave bux­hetore për të mbu­lu­ar deficitin e skemës së pen­sion­eve sipas ekspertëve janë disa, duke nisur nga niveli i ulët i rapor­tit kon­tribu­ues-për­fitues, infor­maliteti në deklarim­in real të pagave e deri emi­gri­mi i fuqisë punë­tore, që mban në niv­el të ulët num­rin e të punë­suarve.

Gjatë vitit të kalu­ar sipas të dhë­nave nga Insti­tu­ti i Sig­urimeve janë lid­hur 42.905 pen­sione të reja, ndër­sa num­ri i kon­tribu­uesve u shtua me vetëm 27 mijë per­sona. Ndërko­hë që rapor­ti kon­tribu­ues-për­fitues mbetet në vend­numëro, për të paguar 100 pen­sion­istë sot kon­tribuo­jnë 118 të punësuar.Shifrat zyrtare të ISSH, tre­go­jnë se pen­sionet rurale mesa­tare arritën në 11,878 lekë në fund të 2025-ës, ndër­sa pen­sionet urbane të ple­qërisë në 20,123 lekë.

Me indek­simin e bërë më 1 kor­rik të këtij viti me 2.7%, automatik­isht janë rrit­ur pen­sionet urbane të ple­qërisë me mesa­tar­isht rreth 543 lekë në muaj, dhe ato rurale me mesa­tar­isht 320 lekë. Po për të shtu­ar të ard­hu­rat e kësaj shtrese të pop­ull­sisë, prej janarit të këtij viti ka nisur dhë­nia e bonu­seve mujore në varësi të kat­e­gorisë së pen­sion­it dhe vlerës së tij.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading