news

Euro prek nivelin më të ulët historik në Shqipëri/ Zhvlerësohet me gati 20% në katër vite

Euro ka mbyl­lur mua­jin kor­rik në nivelin më të ulët të regjistru­ar ndon­jëherë në tre­gun ven­das. Sipas kur­sit zyr­tar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këm­bye këtë të premte me mesa­tar­isht 93.5 lekë.

Kra­ha­suar me kor­rikun e vitit 2022, kur nisën efek­tet e para të dobësim­it të mon­ed­hës europi­ane, euro është zhvlerë­suar me rreth 20%.

Në atë peri­ud­hë, një euro këm­be­hej me 117.4 lekë, ndër­sa sot ka zbrit­ur në 93.5 lekë.Rënia e mon­ed­hës europi­ane është thel­lu­ar gjatë mua­jve të fun­dit, veçanër­isht me afrim­in e sezonit tur­is­tik veror, për shkak të hyr­jeve të lar­ta të val­utës nga tur­istët, emi­grantët dhe aktiviteti ekonomik.

Për të fren­uar një dobësim të mëte­jshëm të euros dhe për të rua­j­tur sta­bilitetin e kur­sit të këm­bim­it, Ban­ka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg përmes bler­jes së valutës.Si rezul­tat, rez­er­va val­u­tore e ven­dit ka arrit­ur një niv­el reko­rd prej 7.8 mil­iardë eurosh në fund të qer­shorit, nga 6.7 mil­iardë euro në të njëjtën peri­ud­hë të një viti më parë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading