news

Jon vogëlushi i jep 3.7 MILIONË € çiftit Rizaj dhe Çim Verdhës

Në Shqipëri, rreg­ul­lat e anatomisë finan­cia­re janë më të avan­cuara se kudo tjetër në botë… mil­iona euro pom­po­hen drejt e në damarët e klien­telizmit të rad­hës!

Çelësat e kasafortës mba­hen fort nga Oper­a­tori i Bler­jeve të Përqen­dru­ara (OBP), i drej­tu­ar nga Jon­aid Myzyri, dhe QSUT, e drej­tu­ar nga Rud­i­na Degjoni. Dy insti­tu­cione që funk­siono­jnë si një “sal­lë opera­cioni” e për­so­sur, ku çdo ten­der myl­let sak­të­sisht te dera e atyre që duhet të fito­jnë, duke shman­gur çdo rrezik “infek­sioni” nga ndon­jë kom­pani e huaj apo e pavarur.

Pra­pa këtij opera­cioni kirurgjikal ku paci­en­ti vuan munge­sat, por xhep­at e kom­panive shëro­hen në çast, fshi­hen emra të njo­hur të kor­ri­doreve të shën­de­të­sisë. Në ten­derin e fun­dit kemi një shfaq­je direk­te se si xhep­at e disa të zgjed­hurve mbushen me shpe­jtës­inë e një tromek­tomie urgjente.

Një fla­mur i kuq mbi 3.4 MILIARD LEKË që dig­jet nga munge­sa e konkur­rencës për OES Dis­trimed e çiftit Orja­da Jaho e Ermal Rizaj. Fituese është shpal­lur edhe Med­fau e Shkëlqim Verd­hës, një tjetër “vet­er­an” i ske­d­uar për ten­dera pa garë dhe pajis­je të lakuara shpesh në skan­dale, i cili duket se s’luan kur­rë në hum­b­je kur bëhet fjalë për paratë e bux­hetit të shtetit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading