news

Iu komunikuan akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve, Balluku 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90?

Iu komu­nikuan akuzat e reja dhe zgjat­ja e het­imeve, Bal­luku 20 min­u­ta në SPAK, “kyç” gojën para gaze­tarëve
Ish-zëvendëskryem­i­nistr­ja, Belin­da Bal­luku është paraqi­tur këtë të premte (31 kor­rik) në ambi­en­tet e SPAK, ku mëso­het se iu komu­nikua zgjat­ja e het­imeve me tre muaj, por edhe akuzat e reja për tre lote të Unazës së Mad­he.

Bal­luku ka qën­dru­ar vetëm 20 min­u­ta në Prokuror­inë e Posaçme, ndër­sa në dal­ja, ajo shoqëro­hej nga avokati i saj Ardian Kalia.

Ish num­ri dy i qev­erisë, por edhe avokati i saj nuk kanë folur për medi­at, pavarë­sisht intere­sit të gaze­tarëve.

Gjatë para­dites qyte­tarë dhe aktiviste u mblod­hën para SPAK duke hed­hur parul­la kundër Belin­da Bal­lukut.

Kuj­to­jmë që një ditë më parë, kreu i SPAK, Klo­di­an Bra­ho u tha gaze­tarëve se çësht­ja e Belin­da Bal­lukut është me pri­or­itet dhe se hetimet ndaj saj vijo­jnë.

Bal­luku eshte mar­rë e pan­de­hur për Tunelin e Llog­a­rase dhe Unazën e Mad­he.

Për Bal­lukun vijon het­i­mi për kor­rup­sion e pastrim parash, lid­hur me dy ten­derë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Bal­luku ishte drej­tore­shë e Përgjithshme e “Alb­con­trol”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading