news

Nafta arrin në 214 lekë/litër, benzina shkon në 199 lekë! Ende asnjë “shenjë” për rikthimin e Bordit

Në këtë fund mua­ji ven­di ynë është për­bal­lur me një tjetër valë çmimesh të lar­ta të kar­bu­ran­teve duke u shtren­j­tu­ar më tej.

Ten­sionet në Lind­jen e Mesme kanë shtyrë çmimin e naftës në bur­sat ndërkom­bëtare rreth 90 dol­larë për fuçi, duke sjel­lë valën e re të shtren­j­tim­it edhe në tre­gun ven­das. Kjo fund­javë i gjen drejtue­sit e autom­jeteve për­bal­lë një tjetër rrit­je­je të çmimeve. Naf­ta është rrit­ur me 8 lekë për litër, ndër­sa ben­z­i­na me 10 lekë.

Një ndryshim që përk­the­het men­jëherë në më shumë kos­to për çdo furniz­im dhe për çdo kilo­metër të përshkuar.Kjo rrit­je e çmimeve reflek­to­het edhe në bursën Platts të Mes­d­heut së cilës i refer­o­he­mi. Në datë 27 kor­rik naf­ta u impor­tua për 1311 dol­larë për ton ndër­sa në datë 30 kor­rik u zhdo­gan­ua për 1393 dol­larë për ton. Në bursë naf­ta brent luhatet në vlerën e 90 dol­larëve për fuçi.Kjo rrit­je e çmimeve në këtë peri­ud­hë të sezonit tur­is­tik rën­don edhe më shumë xhep­at e qyte­tarëve të cilët i për­dorin autom­jetet e tyre me naftë apo ben­z­inë për rrugë të gja­ta si paso­jë e pushimeve.

Ndonëse vëre­het një rrit­je e vazh­dueshme e çmimeve ende nuk ka një njof­tim për ringrit­jen e bor­dit të trans­parencës nga Këshilli i Ministrave.Një sit­u­atë e tillë ka ngrit­ur dhe shqetësimin e të shoqatave të trans­portit të cilat rikërko­jnë sub­ven­cionimin. Ndërko­hë vendet e rajonit kanë ndërhyrë prej javësh tash­më për të zbu­tur godit­jen te kon­suma­torët. Ser­bia rik­theu tavanet për çmimet e kar­bu­ran­teve, ndër­sa Mali i Zi uli përko­hë­sisht akcizën, duke mba­j­tur çmimin e naftës rreth 1.65 euro për litër.

Nëse në vendet fqin­je qever­itë kanë zgjed­hur të ndërhyjnë për të zbu­tur efek­tet e shtren­j­tim­it, në Shqipëri bar­ra fiskale vijon të mbetet një nga arsyet krye­sore që kar­bu­ran­ti kush­ton më shtren­jtë. Dhe për sa kohë ten­sionet në treg­jet ndërkom­bëtare vazh­do­jnë, drejtue­sit e mjeteve rreziko­jnë të për­ballen me rrit­je të tjera të çmimeve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading