news

Denoncimi i turistëve italianë për dhunë nga disa të rinj në Tiranë, reagon Policia: U përfshinë në konflikt me…

Disa të rinj ital­ianë që kishin mbër­rit­ur në Tiranë për pushime rapor­to­het se kanë rënë pre e dhunës fizike.

Rasti, sipas medi­ave ital­iane, ku të rin­jtë kanë denon­cuar ngjar­jen duke pub­likuar edhe foto nga dhu­na, thuhet se ka ndod­hur disa ditë më parë në krye­qytetin shqip­tar.

Për këtë ka rreguar edhe Poli­cia, e cila shpre­het se rasti është tra­j­tu­ar men­jëherë për veprën penale “Plagos­ja e lehtë me dash­je”.

Poli­cia sqaron se një tur­isti i dëm­tu­ar nuk ka pran­uar të bëjë kallz­im në lid­hjen me kon­flik­tin dhe per­son­at që e kishin dëm­tu­ar.

Pavarë­sisht mungesës së kallëzim­it nga shte­tasi ital­ian, grupi het­i­mor ka vijuar veprimet het­i­more, duke këqyrur pam­jet filmike, nga të cilat ka rezul­tu­ar se shte­tasi ital­ian ishte përf­shirë në një kon­flikt me një grup të mitur­ish në pjesën e pasme të Pal­latit të Kul­turës.

Reag­im i Drej­torisë Ven­dore të Poli­cisë Tiranë:

Në lid­hje me një video të pub­likuar, ku shfaqet një shte­tas ital­ian i dëm­tu­ar lehtë, sqaro­jmë se ngjar­ja ka ndod­hur rreth orës 22:00, më datë 29.07.2026, në zonën pas Pal­latit të Kul­turës, dhe është tra­j­tu­ar men­jëherë nga Poli­cia për veprën penale “Plagos­ja e lehtë me dash­je”.

Konkretisht, shër­bimet e Komis­ari­atit të Poli­cisë Nr. 1, pas njof­tim­it të mar­rë nga Sal­la Oper­a­tive për një kon­flikt, kanë shkuar men­jëherë në vend­ng­jar­je, ku kanë kon­stat­u­ar shte­tasin ital­ian G. M., me dëm­time të lehta sipër­faqë­sore. Në vend­ng­jar­je ndod­heshin edhe dy shokët e tij, të cilët e shoqëronin. Shte­tasi ital­ian ishte ndih­muar fil­lim­isht nga punon­jës të Poli­cisë Bashki­ake, të cilët ndod­heshin në afër­si.

Më pas, shte­tasi është trans­portu­ar për të mar­rë ndih­më mjekë­sore. Sipas deklarimeve të per­son­elit mjekë­sor dhe këqyr­jes së kartelës mjekë­sore, ai ka qenë i vetëdi­jshëm, jashtë rrezikut për jetën dhe me dëm­time të lehta sipër­faqë­sore në gjym­tyrë. Pas mar­rjes së ndih­mës së parë, ai është larguar me dëshirën e tij, pa për­fun­d­uar ekza­minimet mjekë­sore dhe pa njof­tu­ar stafin mjekë­sor për largimin e tij.

Gjithash­tu ky shte­tas nuk ka pran­uar të bëjë kallz­im në lid­hjen me kon­flik­tin dhe per­son­at që e kishin dëm­tu­ar.

Edhe dy shte­t­a­sit që e shoqëronin nuk kanë dhënë infor­ma­cion lid­hur me rrethanat e kon­flik­tit.

Pavarë­sisht mungesës së kallëzim­it nga shte­tasi ital­ian, grupi het­i­mor ka vijuar veprimet het­i­more, duke këqyrur pam­jet filmike, nga të cilat ka rezul­tu­ar se shte­tasi ital­ian ishte përf­shirë në një kon­flikt me një grup të mitur­ish në pjesën e pasme të Pal­latit të Kul­turës.

Grupi het­i­mor vijon veprimet për zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes, iden­ti­fikimin e per­son­ave të përf­shirë dhe doku­men­timin e plotë ligjor të rastit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading