news

SI SOT/ Katër vite pa buzëqeshjen e Jonadës dhe pikëpyetjet mbi drejtësinë

Katër vite pas trag­jedisë së Potamit në Himarë, emri i Jon­a­da Avdisë vijon të mbetet një nga ngjar­jet më të dhimb­shme që ka tron­di­tur opin­ion­in pub­lik shqip­tar. Më 2 gusht 2022, 7‑vjeçarja humbi jetën pasi u për­plas nga një skaf i drej­tu­ar nga ish-poli­ci Arjan Tase, i cili kishte hyrë në zonën e ndalu­ar për mjetet lun­druese. Ngjar­ja ndod­hi në sy të pushuesve dhe prindërve, duke shkak­tu­ar reag­ime dhe protes­ta në mbarë vendin.

Për këtë ngjar­je, Arjan Tase u shpall faj­tor për “vras­je me dash­je” nga Gjyka­ta e Apelit me Juridik­sion të Përgjithshëm, e cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të Vlorës. Ai u dënua me 18 vite burg, por për shkak të gjykim­it të shkur­tu­ar dën­i­mi për­fundim­tar u reduk­tua në 12 vite. Ndërko­hë, në kor­rik 2025, Gjyka­ta e Vlorës shpal­li të pafa­jshëm tetë efek­tivë poli­cie të akuzuar për shpër­dorim detyre për mosveprimet e dyshuara gjatë kon­trol­lit të zonës bregdetare.

Katër vite pas hum­b­jes tragjike të Jon­adës, çësht­ja vijon të ngre­jë debate mbi përgjegjës­inë indi­vid­uale dhe insti­tu­cionale për sig­ur­inë në hapësir­at pub­like. Rasti i saj mbetet një kujtesë e dhimb­shme për paso­jat që mund të sjel­lë neglizhen­ca dhe munge­sa e zba­tim­it të rreg­ullave, ndër­sa kërke­sat për më shumë sig­uri dhe përgjegjësi vijo­jnë të jenë pjesë e debatit pub­lik.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading