news

Mbi 180 mijë hektarë të djegura në Spanjë, kryeministri Sanchez: Ndryshimi klimatik po vret njerëz

Zjar­ret masive që kanë përf­shirë Span­jën kanë rik­thy­er debatin për ndryshimet kli­matike, ndër­sa kryem­i­nistri Pedro Sánchez deklaron se kriza kli­matike po shkak­ton paso­ja të drejt­për­drej­ta te njerëz­it dhe mje­disi.

“Ndryshi­mi kli­matik vret”, është mesazhi i përsërit­ur nga Sánchez, i cili këtë javë par­ala­jmëroi se Span­ja duhet të për­bal­let jo vetëm me paso­jat e katas­tro­fave naty­rore, por edhe me shkaqet që i nxisin ato.

Deklara­ta e kryem­i­nistrit vjen në një kohë kur zjar­ret kanë përf­shirë zona të ndryshme të ven­dit, duke dje­gur më shumë se 180 mijë hek­tarë tokë gjatë shtatë mua­jve të parë të vitit.

Sánchez ka kërkuar masa më të for­ta për për­bal­lim­in e emergjencës kli­matike, duke thek­suar se Span­ja, si një nga vendet evropi­ane më të preku­ra nga ngro­h­ja glob­ale, po për­bal­let me thatësira, tem­per­atu­ra ekstreme, përm­byt­je dhe zjarre gjith­n­jë e më të shpesh­ta.

Por qën­dri­mi i qev­erisë është kundër­sh­tu­ar nga par­titë opoz­itare. Par­tia Pop­ul­lore dhe for­ca e djathtë Vox kanë akuzuar kabi­netin Sánchez se po për­dor krizën kli­matike për të jus­ti­fikuar dësh­timet në menax­himin e emergjen­cave.

Ekspertët e klimës thonë se zjar­ret janë rezul­tat i kom­binim­it të disa fak­torëve, mes tyre tem­per­at­u­rat e lar­ta, thatësira, brak­tis­ja e zon­ave rurale dhe rrit­ja e bimë­sisë së thatë që favorizon përhap­jen e flakëve.

Ndërko­hë, autoritetet mete­o­rologjike span­jolle kanë kundër­sh­tu­ar pre­tendimet që moho­jnë ndryshimet kli­matike, duke deklaru­ar se të dhë­nat tre­go­jnë se valët e të nxe­htit janë bërë më të shpesh­ta dhe më inten­sive vitet e fun­dit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading