news

Pas më shumë se 24 orësh kërkime, nxirret i pajetë trupi i minatorit në Tërnovë

Pas më shumë se 24 orësh për­p­jek­jesh inten­sive, ekipet e shpë­tim­it kanë bërë të mundur nxjer­rjen e trupit të pajetë të 40-vjeçar­it Ilir Kolaveri, i cili dyshohet se u aksi­den­tua gjatë punës në minierën e kromit në Tërnovë.

Aksi­den­ti ndod­hi të shtunën, kur Kolaveri ra në një fur­nelë bren­da galerisë së minierës dhe mbeti i bllokuar nën një masiv min­er­ali.

Men­jëherë pas sin­jal­izim­it, në vend­ng­jar­je u angazhuan ekipet e shpë­tim­it, të cilat punuan pa ndër­pre­rje në kushte tepër të vështi­ra, për shkak të ter­ren­it të rrezik­shëm dhe mundë­sisë së shem­b­jeve të tjera bren­da galerisë. Pas një opera­cioni të gjatë dhe kom­pleks, trupi i 40-vjeçar­it u nxor, por fatke­që­sisht ai ishte pa shen­ja jete.

Miniera e kromit në Tërnovë admin­istro­het nga kom­pa­nia “Eter­nal Secu­ri­ty”. Ndërko­hë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbard­hur plotë­sisht rrethanat e aksi­den­tit, si dhe për të ver­i­fikuar nëse janë respek­tu­ar të gjitha stan­dard­et e sig­urisë teknike gjatë punës në minierë.

Ngjar­ja ka tron­di­tur famil­jarët, kolegët dhe banorët e zonës, ndër­sa pritet që hetimet të hed­hin dritë mbi shkaqet që çuan në këtë hum­b­je tragjike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading