news

“Tre muaj pa furnizim me ujë në Gjashtë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe…

Deputet­ja e Par­tisë Demokratike, Ina Zhu­pa, ka denon­cuar zvar­rit­jen e punimeve për rrjetin shpërn­darës të ujës­jel­lësit në Gjashtë të Sarandës, duke akuzuar Bashk­inë Sarandë dhe Shoqërinë Rajonale Ujës­jel­lës Kanal­iz­ime Sarandë për keq­me­nax­him të fondeve pub­like.

Sipas Zhupës, për pro­jek­tin janë shpen­zuar rreth 400 mijë euro me TVSH, ndër­sa punimet vazh­do­jnë ende jashtë afatit kon­trak­tor dhe me cilësi të papranueshme.

Ajo thek­son se banorët e Gjashtës kanë mbe­tur pa furniz­im me ujë prej më shumë se tre mua­jsh, në kul­min e sezonit tur­is­tik, duke e cilë­suar sit­u­atën një dësh­tim të rëndë të insti­tu­cion­eve përgjegjëse. Zhu­pa kërkon trans­parencë për për­dorim­in e fondeve, përgjegjësi për vone­sat dhe llog­a­rid­hënie për kushtet në të cilat janë lënë banorët.

Reag­i­mi i plotë i Ina Zhupës:

400 mijë euro nga tak­sat e qyte­tarëve për rrjetin e ujës­jel­lësit në Gjashtë, Sarandë dhe banorët nuk kanë uje ndër­sa punimet vazh­do­jnë jashtë afat­eve me cilësi si në mes­jetë!

Për ndër­timin e rrjetit shpërn­darës të ujës­jel­lësit në fshatin Gjashtë, Bashkia Sarandë, përmes Shoqërisë Rajonale Ujës­jel­lës Kanal­iz­ime Sarandë SH.A. është dhënë për 33.333.330 lekë pa TVSH (rreth 330 mijë euro, ose afër­sisht 400 mijë euro me TVSH) kom­panisë COGREN shpk.

Punimet vazh­do­jnë ende, megjithëse afati i kon­tratës ishte vetëm 8 muaj. Duhet ishte mbyl­lur në dhje­tor 2025. Në ter­ren gjithç­ka duket si një kantier i brak­tisurr: rrugë të hapu­ra, baltë dhe punime prim­i­tive, sikur të ishim kthy­er deka­da pas në mes­jetë.

Më e rën­da është se banorët e Gjashtës kanë mbe­tur pa furniz­im me ujë prej më shumë se tre mua­jsh. Në kul­min e sezonit tur­is­tik, famil­jet dety­ro­hen të për­bal­lo­jnë një sit­u­atë të papranueshme, ndër­sa prote­s­tat e tyre vazh­do­jnë të bien në vesh të shur­d­hër. Ky është një dëm i madh për jetesën e tyre por edhe për tur­izmin!

Ku kanë shkuar këto qin­dra mijëra euro? Kush mban përgjegjësi për zvar­rit­jen e punimeve, për mungesën e mbikëqyr­jes dhe për vua­jt­jet që u janë shkak­tu­ar banorëve?

Bashkia Sarandë nuk mund të fshi­het pas jus­ti­fikimeve. Ka detyrim­in të japë llog­a­ri për vone­sat, për cilës­inë e punimeve dhe për fak­tin që qyte­tarët janë lënë pa një shër­bim jetik për muaj të tërë, ndërko­hë që paratë pub­like janë shpen­zuar. Prem­timet e fushatës kanë ngel vetëm pro­pa­gan­da e zakon­shme pa rezul­tat konkret për banorët e Sarandës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading