news

Ermal Beqiri me kështjellë 2.6 mln euro në Francë, llogari 2 mln euro e apartamente, SPAK kërkon sekuestron

Një kësht­jel­lë me vlerë rreth 2.6 mil­ionë euro, 2 aparta­mente, llog­a­ri bankare me mbi 2 mil­ionë euro dhe mjete motorike janë disa nga pasuritë e iden­ti­fikuara në Francë që sipas SPAK i përkasin biz­nes­menit Ermal Beqiri, në kërkim nga SPAK për abuzimet me ten­derët e AKSHI‑t.

Kater ditë pas arres­tim­it të Beqir­it në Francë tek­sa flu­tur­onte me një avion të vogël mbi një cen­tral bërthamor, SPAK ka dalë me njof­tim zyr­tar dhe bën me dije se për të gjitha pasuritë që i janë zbu­lu­ar biz­nes­menit, është kërkuar sekue­stro.

Qen­dri­mi i Beqir­it në Francë, pasi u shpall në kërkim ndërkom­bë­tar nga SPAK nuk duket e rastë­sishme. Në këtë shtet ai ka kalu­ar shumë vite të jetës së tij, fil­lim­isht si stu­dent. Mad­je pavarë­sisht sekue­stros së gjithë pasurive që dispononte në Shqipëri, Beqiri ka arrit­ur të kri­jo­jë para­lel­isht një peran­dori finan­cia­re në shtetin francez. Pikëpyet­jet janë ende se si ka arrit­ur biz­nes­meni që të trans­fer­o­jë paratë atje.Në dhje­tor 2025, Gjyka­ta e Posaçme cak­toi masën e sig­urisë arrest me burg për Ermal Beqirin, krahu i djathtë i biz­nes­menit Ergys Agasi, i cili po ash­tu është në arrati. SPAK thotë se prej javësh kishin dyshime që Beqiri ndod­hej në ter­ri­torin e shtetit francez dhe më 19 qer­shor autoriteteve u ishte kërkuar ndih­më për ta lokalizuar dhe për ta kapur pas dyshimeve se ndod­hej atje.Hetimet fillestare sug­jeronin se E.B. ndod­hej në Francë, gjë që për­puthej me infor­ma­cionin e dhënë nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK-ut. Hetimet e mëte­jshme nga autoritetet franceze e kon­fir­muan këtë infor­ma­cion dhe iden­ti­fikuan disa asete me origjinë krim­i­nale të ndod­hu­ra në Francë, veçanër­isht llog­a­ri bankar me një vlerë totale prej mbi dy mil­ionë eurosh, dy aparta­mente , u evi­den­tua bler­ja e një kësht­jelle në depar­ta­mentin e Oise (60) rreth 2.6 mil­ion euro, mjete motorike etj. Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezul­to­jnë nga hetimet e mëte­jshme, i është dër­guar kërkesë për ndih­më juridike autoriteteve gjyqë­sore franceze me qël­lim sekuestrim­in e tyre”, infor­moi SPAK.


Por, në fakt Beqiri u pran­gos më 28 kor­rik pasi u kap nga for­cat ajrore franceze duke flu­tu­ru­ar me një avion të vogël, mbi një cen­tral bërthamor, pranë Nor­man­disë. Gjatë kon­trol­lit atij iu gjetën në trup 3 AirTag të fshe­hu­ra në rro­ba, të cilat janë pajis­je gjur­muese të veg­jël të kom­panisë “Apple”, që lejo­jnë gjur­mimin e kujt­do që e mban me vete. Gjyka­ta franceze ven­dosi vazhdimin e paraburgim­it të tij me qël­lim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ndërko­hë, SPAK ka për­c­jel­lë përmes Min­istrisë së Drejtë­sisë kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij nga Fran­ca në Shqipëri. Gjatë kon­trolleve të kry­era me kërkesë të SPAK në ambi­en­tet në pronësi të Beqi­ra­jt në Francë, janë sekuestru­ar edhe sende të cilat kon­sidero­hen me interes për dos­jen e AKSHI-it.

Beqi­raj zotëron kom­pan­inë “Soft & Solu­tion” dhe aku­zo­het se ka për­fi­tu­ar ten­derë dhjetëra mil­iona euro pas kër­cën­imeve që krahu i djathtë i Ergys Aga­sit, i bëri një shoqërie të përf­shirë në një nga garat e shum­ta. Në Shqipëri, Ermal Beqi­ra­jt i janë sekuestru­ar 10 pasuri dhe disa llog­a­ri bankare të tij. Mes tyre, tru­all e ndërte­sa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biz­nese, një jaht luk­soz, autom­jete të tjera si dhe të gjitha llog­a­r­itë bankare në emër të tij dhe sub­jek­teve. Biz­nes­meni kishte ven­do­sur jahtin ‘Preda­tor 50 Sky­fall’ me vlerë afro 1 mil­ion euro në pronësi të Xhe­ni­la Tamiz­it, punon­jëse e kom­panisë “Soft & Solu­tions”. Në sy bien edhe tru­al­li në resortin “Green Coast” dhe vila luk­soze në “Rolling Hills”.Beqiraj dyshohet për veprat penale “Konkur­rencë e paligjshme nëpër­m­jet dhunës”, “Heq­je e paligjshme e lirisë”, “Shkel­je e barazisë së pjesë­mar­rësve në ten­dera apo ankande pub­like” e kry­er në for­mën e veçan­të të bashkëpunim­it, atë të grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal dhe “Grup i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, “Kry­er­je e veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale dhe grup i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, si dhe “Pastrim i pro­duk­teve të veprës penale ose veprim­tarisë krim­i­nale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Më vonë i është shtu­ar dhe akuza e kor­rup­sion­it.

PASURITË PËR TË CILAT KËRKOHET SEKUESTRO NË FRANCË
Llog­a­ri bankare me një vlerë dy mil­ionë euro
dy aparta­mente
Kësht­jelle në depar­ta­mentin e Oise (60) rreth 2.6 mil­ion euro
Mjete motorike etj

PASURITË E SEKUESTRUARA NË SHQIPËRI TË BEQIRIT
– Tru­all me vend­ndod­hje në Green Coast, Vlorë;
– Tru­all me vend­ndod­hje “Hox­ha Tasim”, Tiranë;
– Ndërte­sa dhe tru­all nr. 5/3;
– Tru­all dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë
– Aparta­ment në Golem, Kava­jë;
– Mjet lun­drues Yacht “Sky­fall”;
– Sub­jek­ti “S.S” sh.p.k.;
– Sub­jek­ti “H” sh.p.k.;
– Njësi shër­bi­mi në rrugën “Çerçiz Top­ul­li”;
– Autom­jete dhe motom­jete sipas regjis­trave;
– Të gjitha llog­a­r­itë bankare në emër të tij dhe sub­jek­teve;
Njof­ti­mi i plotë i SPAK:

Prokuro­r­ia e Posaçme Kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar po kry­hen het­ime për llog­a­ri të pro­cedim­it penal nr. 20/1 të vitit 2025, për llog­a­ri të të cilit, më datë 05.12.2025, ka regjistru­ar edhe emrin e shte­t­a­sit E.B, si per­son ndaj të cilit zhvil­lo­hen het­ime, për kry­er­jen e veprave penale “Konkur­ren­ca e paligjshme nëpër­m­jet dhunës”, “Heq­ja e paligjshme e lirisë”, “Shkel­ja e barazisë së pjesë­mar­rësve në ten­dera apo ankande pub­like” e kry­er në for­mën e veçan­të të bashkëpunim­it atë të grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal dhe “Grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, “Kry­er­ja e veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale dhe grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, si dhe “Pastri­mi i pro­duk­teve të veprës penale ose veprim­tarisë krim­i­nale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Kor­rup­sioni aktiv i per­son­ave që ushtro­jnë funk­sione pub­like”, të kry­er në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 para­grafi i dytë i K. Penal.Ndaj per­son­ave nën het­im dhe konkretisht shte­tasve E.A dhe E.B. me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme te Shkalles se Pare Për Kor­rup­sion­in dhe Krim­in e Orga­nizuar, është cak­tu­ar masa e sig­urisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendi­mi i gjykatës është dër­guar men­jëherë për tu ekzeku­tu­ar nga struk­tu­rat e Poli­cisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.

Me shkresën nr. 43981 prot, datë 24.12.2025, nga ana e Prokuror­isë së Posaçme, i është kërkuar Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë së Shtetit, Zyrës Qen­drore Kom­bëtare, Inter­pol Tirana, shpall­ja në kërkim ndërkom­bë­tar të këtyre shte­tasve ndaj të cilëve ishte cak­tu­ar masa e sig­urisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Shpall­ja në kërkim ndërkom­bë­tar është pasqyru­ar edhe në data­base të Inter­pol Tirana me “njof­tim të kuq” (red notice)Më datë 19 qer­shor 2026, Prokurorët e Posaçëm të SPAK, kon­tak­tu­an Shër­bimin e Sig­urisë së Brend­shme (SSI) në Tiranë për të kërkuar mbështet­jen e autoriteteve franceze në gjet­jen e shte­t­a­sit E. B, në kushtet kur nga infor­ma­cioni i disponuar dyshohej se ky shte­tas ndod­hej në ter­ri­torin e Repub­likës Franceze.

Në momentin e kësaj kërkese, shte­tasi E.B ishte sub­jekt i një “Njof­ti­mi të Kuq” (Red Notice) të Inter­polit, të lëshuar me kërkesë të autoriteteve gjyqë­sore shqiptare për qël­lime arres­ti­mi dhe ekstradi­mi. Pas mar­rjes së kësaj kërkese, SSI kon­tak­toi men­jëherë Drej­tor­inë Kom­bëtare të Poli­cisë Gjyqë­sore (DNPJ) Franceze, duke mundë­suar fil­lim­in e men­jëher­shëm të het­imeve në ter­ri­torin francez. Po atë ditë, u ven­dos një bashkëpunim i ngushtë me Zyrën Qen­drore për Luftën kundër Krim­it të Orga­nizuar (OCLCO).

Hetimet fillestare sug­jeronin se E.B. ndod­hej në Francë, gjë që për­puthej me infor­ma­cionin e dhënë nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK-ut. Hetimet e mëte­jshme nga autoritetet franceze e kon­fir­muan këtë infor­ma­cion dhe iden­ti­fikuan disa asete me origjinë krim­i­nale të ndod­hu­ra në Francë, veçanër­isht llog­a­ri bankar me një vlerë totale prej mbi dy mil­ionë eurosh, dy aparta­mente , u evi­den­tua bler­ja e një kësht­jelle në depar­ta­mentin e Oise (60) rreth 2.6 mil­ion euro, mjete motorike etj,

Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezul­to­jnë nga hetimet e mëte­jshme, i është dër­guar kërkesë për ndih­më juridike autoriteteve gjyqë­sore franceze me qël­lim sekuestrim­in e tyre.

Këto het­ime, të kry­era nga Briga­da Kom­bëtare e Kërkim­it të Per­son­ave në Kërkim (BNRF), çuan gjithash­tu në zbu­lim­in e autom­jeteve që mund të ishin për­dorur nga per­soni në kërkim dhe lejuan që opera­cionet në ter­ren të përqen­dro­heshin më sak­të­sisht në atë zonë gjeografike.Njëkohësisht, u angazhua Zyra Qen­drore për Luftën kundër Krim­it të Rëndë Finan­ciar (OCRGDF) për të kry­er het­ime finan­cia­re lid­hur me asetet krim­i­nale të iden­ti­fikuara në Francë dhe për të për­gat­i­tur — në koor­dinim me autoritetet gjyqë­sore franceze dhe shqiptare masa sekuestri­mi që do të zba­to­heshin në kuadër të bashkëpunim­it gjyqë­sor ndërkom­bë­tar.

Që nga data 19 qer­shor 2026, shkëm­bimet opera­cionale midis Shër­bim­it të Sig­urisë së Brend­shme (SSI), magjis­tratit ndër­lid­hës dhe shër­bimeve të poli­cisë gjyqë­sore kanë qenë të vazh­dueshme. Ky koor­dinim i përdit­shëm ka mundë­suar shkëm­bimin e shpe­jtë të infor­ma­cionit dhe për­sh­tat­jen e vazh­dueshme të het­imeve.

Më datë 24 kor­rik 2026, shte­tasi E.B u arrestua nga autoritetet ligjz­bat­uese franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të cen­tralit bërthamor të Penly‑t (Seine-Mar­itime) dhe u detyrua të ulej në aero­dromin e Albert-it (Somme). Gjyka­ta franceze urd­hëroi vazhdimin e paraburgim­it të tij, për qël­lim ekstradi­mi drejt Repub­likës së Shqipërisë. Hetimet gjyqë­sore po kry­hen tani nga njësi të spe­cial­izuara të Drej­torisë Kom­bëtare të Poli­cisë Gjyqë­sore, në bashkëpunim me SPAK-un.

Hetimet finan­cia­re po zhvil­lo­hen para­lel­isht për të mundë­suar sekuestrim­in dhe kon­fiskimin e pasurive krim­i­nale të iden­ti­fikuara në ter­ri­torin francez, në kuadër të mekaniz­mave të bashkëpunim­it ndërkom­bë­tar gjyqë­sor.

Me kërkesë te Prokuror­isë së Posaçme autoritetet franceze kane kry­er kon­trol­lin per­son­al si edhe të disa ambi­en­teve në pronësi të shte­t­a­sit E.B., ku janë sekuestru­ar sende qe vlerë­so­hen me interes për pro­ced­imin penal.

Nga ana e Prokuror­isë së Posaçme i është dër­guar Min­istrisë së Drejtë­sisë së Repub­likës së Shqipërisë, për ti për­c­jel­lë autoriteteve kom­pe­tente të Repub­likës së Francës, kërke­sa për ekstradimin nga Repub­li­ka e Francës në Repub­likën e Shqipërisë së shte­t­a­sit E.B.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading