news

FOTOLAJM/ Balla poston foto me AI për të treguar numër të ulët protestuesish, por “e tradhton” shkrimi në pankarta

Tek­sa ven­di ynë prej 62 ditësh është përf­shirë nga protes­ta masive, ku qyte­tarët shqip­tarë kërko­jnë dorëhe­q­jen e pane­go­ci­ueshme të Edi Ramës, max­ho­ran­ca gjen të gjitha mënyrat për të shuar protestën, por shpesh herë bie “në grackë”.

I tillë është rasti i kreut të grupit par­la­men­tar të PS-së, Taulant Bal­la, i cili për të shuar num­rat e shumtë të protestuesve, që çdo ditë mbushin plot bule­vardin Dësh­morët e Kom­bit, ka pos­tu­ar një foto të mod­i­fikuar me IA, por ka har­ru­ar të mos lërë gjur­mët.

Siç shi­het nga pam­jet, tek­sa Bal­la ka ten­tu­ar që të reduk­to­jë pran­inë e qyte­tarëve, ka har­ru­ar që të rreg­ul­lo­jë shkrimet që kanë ban­dero­lat që mba­jnë në duar protestue­sit, të cilat nuk përm­ba­jnë fjalë me kup­tim shqip.

Val­lë çfarë gjuhe kanë?! Këtë gafë të Bal­lës e kanë kapur dhe vetë komentue­sit në rrjetet e tij sociale. Kuj­to­jmë se sot mba­het protes­ta kom­bëtare e rad­hës, ku do të këtë pjesë­mar­rje dhe nga Dias­po­ra shqiptare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading