news

PS me plan për “shkrirjen” e disa bashkive, Braçe kundër Ramës për hartën territoriale: “Qytetarët nuk janë dëgjuar”

Deputeti i Par­tisë Social­iste, Eri­on Braçe, ka kërkuar më shumë debat dhe trans­parencë për Refor­mën Ter­ri­to­ri­ale, duke ngrit­ur shqetësimin se komu­nitetet e preku­ra nga ndryshi­mi i hartës admin­is­tra­tive nuk janë përf­shirë në pro­ces.

Në reag­imin e tij, Braçe shpre­het se propoz­i­mi për bashk­itë e reja ter­ri­to­ri­ale ka sjel­lë reag­ime të for­ta, veçanër­isht në zonat ku parashiko­het shkrir­ja e disa bashkive. Ai për­men­di konkretisht Poliçanin, Div­jakën dhe Libo­hovën, tre bash­ki me të cilat, sipas tij, ka një lid­hje të veçan­të dhe që pritet të bashko­hen me njësi të tjera ven­dore.

Duke komen­tu­ar prote­s­tat dhe kundër­sh­timet e banorëve, deputeti social­ist thek­soi se pro­ce­si nuk duhet të zhvil­lo­het vetëm në zyrat e insti­tu­cion­eve, por duhet të përf­shi­jë drejt­për­drejt qyte­tarët.

“Duhet të dëgjo­jmë njerëz­it, jo vetëm drejtue­sit e bashkive. Ata nuk janë dëgjuar dhe ky është një prob­lem. Duhet t’u shp­je­go­jmë arsyet e ndryshim­it, të dëgjo­jmë shqetësimet e tyre dhe të disku­to­jmë me ta”, u shpreh Braçe.

Ai argu­men­toi se bashk­itë që preken nga refor­ma nuk janë thjesht njësi admin­is­tra­tive, por zona me his­tori, iden­titet dhe zhvil­lime të rëndë­sishme ekonomike.

Sipas Braçes, Libo­ho­va ka një trashëgi­mi të her­shme his­torike si qendër admin­is­tra­tive, Div­ja­ka ka njo­hur zhvil­lim të ndjeshëm ekonomik dhe infra­struk­tur­or vitet e fun­dit, ndër­sa Poliçani është një qytet i kri­juar rreth indus­trisë strategjike ushtarake

Deputeti social­ist thek­soi se ven­di nuk mund të përqen­dro­jë gjithë zhvil­lim­in ekonomik vetëm në Tiranë dhe kërkoi që refor­ma të shi­het përtej një ndar­je­je teknike të ter­ri­torit.

“Dita e djeshme ishte e vështirë, për shkak të ndar­jes së propozuar ter­ri­to­ri­ale, admin­is­tra­tive. Refor­ma duhet të jetë shumë më e mad­he se kaq. Tre bash­ki me të cilat unë kam një lid­hje të posaçme, Poliçani, Div­ja­ka dhe Libo­ho­va, shkri­hen e bëhen pjesë e bashkive të tjera. Dita u bë edhe më e vështirë pas protestës në Poliçan, banorëve atje, social­istëve me ta, si edhe pas reag­imeve që pasuan në Div­jakë dhe Libo­hovë. Unë men­doj se tani është koha të dëgjo­jmë njerëz­it.

Jo thjesht udhëhe­qësit e këtyre bashkive, por njerëz­it. Ata nuk janë dëgjuar dhe ky është prob­lem. Të nda­jmë me ta infor­ma­cion për arsyet dhe çfarë ndodh me ta pas kësaj ndar­je­je; të dëgjo­jmë mendimet e tyre, argu­mentet e tyre, t’i deba­to­jmë me ta, të reflek­to­jmë. Është detyrim i pro­ce­sit ky. Kini parasysh që nuk kemi të bëjmë me tre njësi admin­is­tra­tive të hum­bu­ra e të mbaru­ara. Libo­ho­va ka qenë nën­prefek­turë që në vitin 1914 dhe qytet prej sheku­jsh.

Div­ja­ka është zhvil­lu­ar jashtëza­kon­isht shumë në 12 vitet e fun­dit, ekonomik­isht, në prod­him, infra­struk­turë dhe në aspek­tin social. Ndër­sa Poliçani është një qytet i ndër­tu­ar për nevo­ja strategjike të indus­trisë ushtarake, për të cilën sot flitet si një domos­dosh­mëri. Nuk mund të jetë vetëm Tirana ekono­mia e këtij ven­di në çdo degë”, shkru­an Braçe.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading