health

Rriten rastet me Covid-19 në Kinë, mbi 79 mijë infektime gjatë korrikut

Kina po për­bal­let me një rrit­je të rasteve të Covid-19 gjatë verës, me rreth 79 mijë infek­time të regjistru­ara në mua­jin kor­rik, sipas Qen­drës Kineze për Kon­trol­lin dhe Paran­dal­im­in e Sëmund­jeve (CDC). Nga këto, 130 pacien­të ndod­hen në gjend­je të rëndë, megjithatë autoritetet shën­de­të­sore thek­so­jnë se sit­u­a­ta mbetet nën kon­troll dhe se shu­mi­ca e rasteve paraqesin simp­toma të lehta.

Vari­anti domin­ues në vend është Omi­cron NB.1.8.1, i cili sipas CDC-së ka një niv­el të moderu­ar trans­me­ti­mi. Gjatë javës 13–19 kor­rik, shkalla e testeve poz­i­tive për Covid-19 arri­ti në 16.3%, duke tejkalu­ar edhe gripin si shkak­tari krye­sor i infek­sion­eve res­pi­ra­tore. Ekspertët beso­jnë se tem­per­at­u­rat e lar­ta dhe qën­dri­mi më i gjatë në ambi­ente me ajër të kondi­cionuar kanë favorizuar përhap­jen e virusit.

Autoritetet u bëjnë thirrje të moshuarve dhe per­son­ave me sëmund­je kro­nike të tre­go­jnë kujdes, duke për­dorur mas­ka në ambi­ente pub­like dhe duke u vaksin­uar sipas reko­mandimeve. Ndërko­hë, Orga­ni­za­ta Botërore e Shën­de­të­sisë e ka klasi­fikuar vari­antin NB.1.8.1 si një “vari­ant nën mon­i­torim”, duke thek­suar se ai përhapet më lehtë, por nuk ka pro­va se shkak­ton for­ma më të rën­da të sëmund­jes.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading