news

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

Rusia e ka godi­tur krye­qytetin e Ukrainës me rake­ta bal­is­tike në mëng­jes herët të shtunën, ndërko­hë që pres­i­den­ti ukrainas, Volodymyr Zelen­sky, po vazh­don t’i lutet Uash­ing­tonit ta lejo­jë Kievin të prod­ho­jë vetë rake­tat e mbro­jt­jes ajrore të tip­it Patriot.Ukraina ka kohë të gjatë që i kërkon SHBA-së t’i lësho­jë licencë për prod­himin e Patri­otëve, por pres­i­den­ti amerikan Don­ald Trump po tre­gon tani shen­ja të reja ngur­ri­mi.

Shër­bimet emergjente në Kiev njof­tu­an se të pak­tën nën­të njerëz u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën nga një sulm rus me rake­ta. Sipas tyre, disa njerëz mbetën të ngu­juar bren­da një ndërtese pjesër­isht të shem­bur në kryeqytet.“Shpërthime në qytet. Kievi është nën sulm me rake­ta bal­is­tike. Qën­droni në stre­hi­more!” shkroi në Telegram kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, ndër­sa sul­met po godis­nin qytetin.

Agjen­cia e lajmeve Reuters, duke citu­ar dësh­mi­tarë, shkroi të shtunën herët se u dëgjuan më shumë se një duz­inë shpërthimesh në gjithë qytetin.

Mos­ka i ka shtu­ar sul­met me rake­ta ndaj krye­qytetit ukrainas, në një kohë kur Ukraina po për­bal­let me munge­sa të mëd­ha të sis­te­meve të mbro­jt­jes ajrore që janë në gjend­je t’i rrë­zo­jnë rake­tat bal­is­tike me shpe­jtësi të lartë.

Lut­jet e Zelen­skyt

Zelen­sky i është lutur vazhdimisht aleatëve perëndi­morë t’i dër­go­jnë Ukrainës më shumë ndih­më ushtarake dhe i ka kërkuar Uash­ing­tonit të zba­to­jë prem­timin për t’i dhënë ven­dit të tij licen­ca për prod­himin e sis­te­meve të mbro­jt­jes ajrore Patri­ot.

Më 9 kor­rik, Zelen­sky tha se Kievi dhe Uash­ing­toni kishin arrit­ur mar­rëvesh­je për licen­cat e prod­him­it të rake­tave inter­ceptuese PAC‑3 Patri­ot, duke shtu­ar se pjesët për këto rake­ta pritej të mbër­rinin bren­da pak ditësh.

Megjithatë, të premten, Trump ndryshoi qen­drim­in e mëher­shëm se Uash­ing­toni ishte gati t’i jepte Kievit licencë për t’i prod­huar vetë rake­tat Patri­ot.

“Këto armë janë të jashtëza­kon­shme. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për t’i lejuar diku­jt t’i prod­ho­jë ato”, u tha Trump gaze­tarëve gjatë një mbled­hje­je të kabi­netit në Camp David, duke shtu­ar se admin­is­tra­ta e tij “ende nuk është paj­tu­ar” për një gjë të tillë.

“Po disku­to­jmë për këtë. Por, është e vështirë ta dhurosh një teknologji të tillë”, tha ai.

Zelen­sky u kthye në Kiev nga Uash­ing­toni, ku dy lid­erët kishin bise­d­uar për këtë mundësi gjatë një taki­mi që u për­shkrua si “i mirë” në Shtëpinë e Bard­hë.

Duke shkru­ar në Telegram të premten, pas një bisede tele­fonike me nën­pres­i­dentin amerikan JD Vance, Zelen­sky tha se, “ndër­sa sul­met ajrore ruse ndaj ven­dit tonë vazh­do­jnë pa ndër­pre­rje, mbro­jt­ja ajrore – veçanër­isht rake­tat Patri­ot – mbetet pri­or­iteti jonë krye­sor”.

“Trag­je­di e jashtëza­kon­shme”

Sul­met e fun­dit ndaj Kievit vijnë pas godit­jeve shkatër­ruese ruse në pjesë të tjera të Ukrainës.

Duke rapor­tu­ar të premten nga fshati Radushne në rajonin ukrainas të Dnipropetro­vskut, Shër­bi­mi ukrainas i Radios Evropa e Lirë doku­men­toi banorët ven­das tek­sa vaj­tonin anë­tarët e një famil­je­je që pothua­jse ishte shuar tërë­sisht nga një sulm shkatër­rues rus me rake­ta një ditë më parë.

“Kjo është trag­je­di e jashtëza­kon­shme për të gjithë ne, për të gjithë komu­nitetin tonë”, tha një fqin­je e famil­jes, e qua­j­tur Luchia, pasi gjashtë nga dhjetë anë­tarët e famil­jes u vranë kur rake­ta shkatër­roi shtëpinë e tyre.Goditja e objek­teve të Wild­ber­ries

Të premten, dronët ukrainas vazh­d­u­an sul­met ndaj objek­ti­vave në Rusi, përf­shirë edhe ndaj objek­teve të tjera që i përkasin shitësit më të madh online në vend, Wild­ber­ries. Zyr­tarë rajon­alë dhe kanale mon­i­tori­mi në Telegram rapor­tu­an sulme në të pak­tën dy rajone.

Kom­pa­nia njoftoi se sul­met shkak­tu­an zjarr në depon e saj në rajonin e Vol­gogra­dit, por tha se nuk pati të lën­d­uar.

Një tjetër sulm ndaj një objek­ti të Wild­ber­ries u rapor­tua në Zelen­odol­sk, në repub­likën e pasur me naftë të Tatarstan­it.

Banorët ven­das rapor­tu­an gjithash­tu shpërthime në Kazan, krye­qytetin e Tatarstan­it, ndër­sa autoritetet e repub­likës thanë se ishin ven­do­sur kufiz­ime të përkohshme në aero­portet e rajonit për shkak të alar­mit për dronë, duke shtu­ar se nuk ishte rapor­tu­ar për dëme apo vik­ti­ma.

Bisedimet e vështi­ra për paqe

Që nga fil­li­mi i vitit 2025, kur Trump mori detyrën si pres­i­dent, Shtëpia e Bard­hë ka kërkuar gjith­n­jë e më shumë gjet­jen e një zgjid­hje­je përmes bised­imeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Megjithatë, pavarë­sisht një sërë takimesh të zhvil­lu­ara gjatë vitit të kalu­ar, Kievi dhe Mos­ka vazh­do­jnë të ketë mospa­j­time të mëd­ha për kushtet e një mar­rëvesh­je­je të mund­shme.

Derisa Krem­li­ni vazh­don të mba­jë qën­drim të ash­për, duke kërkuar, ndër të tjera, kon­troll të plotë mbi rajonin kyç lin­dor ukrainas të Don­jeck­ut, Trump deklaroi gjatë një taki­mi në Camp David më 31 kor­rik se të dyja palët “do të duhet të bëjnë lëshime” për t’i dhënë fund luftës që ka zgjatur më shumë se katër vjet. /REL/

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading