news

Zhduken dy motoristë në Majën e Jezercës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Dy motoristë aven­turi­erë janë rapor­tu­ar të zhdukur në zonën e Majës së Jez­er­cës, duke vënë në lëviz­je një opera­cion të gjerë kërkim-shpë­ti­mi.

Pas njof­tim­it për hum­b­jen e kon­tak­tit me ta, në ter­ren janë angazhuar for­cat e Poli­cisë së Shtetit dhe ekipet shqiptare të kërkim-shpë­tim­it, të cilat po zhvil­lo­jnë kërkime në një nga zonat më të vështi­ra të Alpeve Shqiptare.

Siç rapor­to­het në mbështet­je të opera­cionit është mobi­lizuar edhe Depar­ta­men­ti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpë­tim. Sipas njof­tim­it të shoqatës, ekipet e saj ndod­hen në ter­ren dhe po puno­jnë inten­sivisht në aksion­in e kërkim­it dhe ori­en­tim­it për lokaliz­imin e dy motoristëve.

Kërkimet po zhvil­lo­hen në kushte të vështi­ra për shkak të relievit mal­or të zonës së Jez­er­cës, ndër­sa autoritetet shpre­so­jnë që dy motoristët të gjen­den sa më shpe­jt dhe të kthe­hen të sig­urt.

Opera­cioni vijon, ndër­sa priten infor­ma­cione të tjera zyrtare për ecur­inë e kërkimeve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading