news

Edi Rama fle në suita penthouse 15 mijë dollarë nata në New York, kryeministri i Shqipërisë të vetmin takim të rëndësishëm me kryebashkiakun e Lezhës, të gjitha dyert e SHBA të mbyllura për kryesocialistin, ja hoteli prej “floriri” që është akomoduar

Në një kohë kur Shqipëria për­bal­let me njërën nga krizat më të rën­da socio-ekonomike, me çmime të papër­bal­lueshme shporte e fat­urash që po dety­ro­jnë mijëra qyte­tarë të mar­rin rrugët e kurbetit, kreu i qev­erisë, Edi Rama është kapur mat në New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me një faturë mar­ra­mendëse. Tek­sa ndod­het në kuadër të pjesë­mar­rjes në sesion­in e rad­hës të Asam­blesë së Përgjithshme të OKB-së, kryem­i­nistri Rama ka zgjed­hur të ako­mod­ohet në një nga struk­tu­rat më ekskluzive të met­ro­pol­it amerikan “Hôtel Bar­rière Fouquet’s New York, i ven­do­sur në lag­jen e famshme Tribeca në Man­hat­tan.

Sipas burimeve të sig­ur­ta të gazetës “SOT”, kreu i ekzeku­tiv­it shqip­tar është ven­do­sur në njërën nga dhomat më të prefer­u­ara të eli­tave finan­cia­re glob­ale, sui­ta pent­house prej “floriri”, ku kos­to­ja kap shifrën mar­ra­mendëse prej 15,000 dol­larësh për vetëm një natë. Struk­tu­ra luk­soze me 5 yje, e pro­jek­tu­ar nga diza­jneri Mar­tin Brud­niz­ki, ndërthur stilin rezi­den­cial të Tribeca‑s me ele­gancën pariziane.Dhomat janë të pajisura me deta­je kad­ife­je, zbukurime druri në stil francez, ban­ja mer­meri dhe tone pas­tel me ar. Përveç kësaj, hoteli ofron restoran­tin e njo­hur Brasserie Fou­quet’s, barin speakeasy Tit­sou, tar­ra­ca panoramike dhe qen­drën spa Diane Bar­rière me pish­inë të brendshme.Kontrasti i çmimeve në Fou­quet’s New York­Por për të kup­tuar nivelin e shpen­z­imeve gjatë kësaj vizite, gaze­ta “SOT” po sjell deta­je se si ren­diten çmimet refer­uese të hotelit sipas kat­e­gorive:

·  Dhoma Supe­ri­or / Deluxe: $1,000 – $1,600 / nata

·  Junior Suite: $1,800 – $2,800 / nata

· Sui­ta luk­soze (Cor­ner / Pres­tige): $3,000 – $6,500 / nata

· Sui­ta Pres­i­den­ciale / Pent­house: $8,000 – mbi $15,000 / nataNdërtue­sit në pra­paskenë?

Megjithatë pra­paske­nat e këtij udhë­ti­mi bëhen edhe më të nxe­hta. Burimet bëjnë me dije se kreu i qev­erisë shqiptare, Edi Rama nuk ka udhë­tu­ar i vetëm: ai mëso­het se ka mar­rë me vete disa ndërtues të njo­hur, të cilët dyshohet se po finan­co­jnë udhë­timin dhe shpen­zimet e tij luk­soze në SHBA. Nga ana tjetër, aparati shtetëror i pro­pa­gandës, medi­at obor­rtare dhe anal­istët e paguar me paratë e kon­ce­sion­eve për­piqen me çdo kusht të paraqesin lëviz­jet e tij jashtë ven­dit si tri­umfe të mëd­ha diplo­matike, si ngjar­je his­torike dhe si dësh­mi të rrit­jes së jashtëza­kon­shme të peshës së Shqipërisë në arenën ndërkom­bëtare, realiteti i fto­htë, i zhveshur nga çdo lloj stolis­je pro­pa­gan­dis­tike dhe i zbu­lu­ar nga ter­reni flet hapur për një izolim total ndërkom­bë­tar dhe për dyer të mbyl­lu­ra me çelës në Uash­ing­ton dhe në qen­drat e tjera vendim­mar­rëse të botës perëndi­more, ku gjatë gjithë qën­drim­it të tij në OKB krye­so­cial­isti është për­bal­lur me një bllokadë të plotë diplo­matike, duke mos patur asnjë takim zyr­tar të rëndë­sishëm, duke mbe­tur kre­jtë­sisht i shman­gur nga axhen­dat e lid­erëve të mëd­henj perëndi­morë dhe duke lëvizur rrugëve të SHBA si një tur­ist i zakon­shëm luk­si pa u prit­ur nga asnjë zyr­tar i lartë i admin­is­tratës amerikane apo ndon­jë per­son­alitet me peshë i poli­tikës glob­ale.

Munge­sa totale e çfarë­dol­loj axhende seri­oze zyrtare, përsërit­ja e ske­nave ku lid­eri i qev­erisë shqiptare mbetet pa asnjë takim dypalësh me rëndësi dhe dësh­ti­mi i plotë për të sig­u­ru­ar qoftë edhe një foto mod­este me homologë apo part­nerë strategjikë perëndi­morë u vulos në mënyrën më groteske dhe më skan­daloze të mund­shme nga fak­ti kokë­fortë se i vet­mi takim i rëndë­sishëm i kryem­i­nistrit të Shqipërisë gjatë kësaj jave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishte aspak me ndon­jë sekre­tar shteti, kon­gres­men, sen­a­tor apo zyr­tar të lartë të Shtëpisë së Bard­hë, por kishte me vete disa shqip­tarë në fotot që qarkul­lu­an dhe Pjerin Ndre­un, krye­bashki­akun e Lezhës.

Kjo sit­u­atë ka kon­fir­muar për­fundimisht degradimin e plotë të poz­itës së tij ndërkom­bëtare, duke e shndër­ru­ar kryem­i­nistrin e një ven­di anë­tar të NATO‑s në një per­son­azh që shkon në zemër të diplo­mak­isë botërore vetëm për të bërë takime folk­lorike me njerëz­it e obor­rit të tij poli­tik. Luk­si

Ndërko­hë Hoteli luk­soz me pesë yje “Hôtel Bar­rière Fouquet’s” New York, ku ka zgjed­hur të shi­jo­jë rehat­inë e tij prej “sull­tani” Edi Rama ofron kushte për­ral­lore, shër­bime ultra-ekskluzive, pishi­na, restorante me yje Miche­lin dhe unike që i kush­to­jnë xhep­it të shqip­tarëve mijëra dol­larë çdo natë vetëm për luks per­son­al, larg çdo shqetësi­mi real të njerëzve të thjeshtë që sot nuk dinë nga t’ia mba­jnë dhe nuk kanë se me çfarë të pagua­jnë detyrimet ele­mentare të jetesës, ndërko­hë që lid­eri i tyre shëtit metropo­let e botës dhe qën­dron në sui­t­at më të shtren­j­ta të glo­bit.

Ky kon­trast thum­bues, poshtërues dhe tejet revoltues mes luk­sit fashitës e shthurës të kryem­i­nistrit dhe mbyll­jes totale të dyerve zyrtare nga Uash­ing­toni dësh­mon qartë se fasa­da e pushtetit të tij ka rënë për­fundimisht, duke e lënë atë të vet­muar dhe të izolu­ar në dhomën e tij prej 15 mijë dol­larësh në “Faquet inn house”, i shoqëru­ar vetëm nga njerëz­it e obor­rit (biz­nes­menë e oli­garkë) dhe të besuar­it e tij lokalë, në një kohë që diplo­ma­cia e ven­dit ka prekur pikën më të ulët të trid­hjetë viteve të tranzi­cionit, ku kryem­i­nistri i Shqipërisë shkon në OKB jo për të mbro­j­tur intere­sat e kom­bit, jo për të hapur dyert e bashkëpunim­it apo për të sjel­lë inves­time të hua­ja, por vetëm sa për të takuar Pjerin Ndre­un dhe disa ekspo­nen­të të dias­porës, ndër­sa Shqipëria vazh­don të zhytet çdo ditë e më shumë në batakun e kor­rup­sion­it galopant, të papunë­sisë masive, të largim­it të tru­rit dhe të skan­daleve pafund që nuk mund të mbu­lo­hen më as me shkëlqimin e rremë të hoteleve amerikane, as me fasa­dat e lyer me ngjyra të Rilind­jes dhe as me fjalimet e lod­hu­ra e të boshatisura të pro­pa­gandës qever­itare që kanë lod­hur çdo qyte­tar shqip­tar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading