
Pedagogu i shkencave politike në Universitetin “CUNY” në New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), zoti Grid Rroji ka publikuar një analizë ku ngrihen një seri pikëpyetjesh mbi skandalin e Ergys Agasit, duke e zhvendosur vëmendjen nga detajet e jetës private te çështjet që, sipas tij, lidhen me sigurinë kombëtare, funksionimin e institucioneve dhe përgjegjësinë e pushtetit.Analiza
Pyetjet që askush nuk i bën: Nga vilat qeveritare te heshtja e popullit, çfarë fshihet pas skandalit të Gysit?Ndërkohë që juve ju servirin serinë e re të telenovelës erotiko-pornografike “Në cilat skuta të Vlorës hyri e doli Gysi?”, ka disa pyetje që mediat e shitura dhe opozita gjakblerë nuk ia bëjnë pushtetit. Pyetje që nuk kanë të bëjnë me thashetheme, me jetën private, me detaje të turpshme. Pyetje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, me kapjen e shtetit dhe me përgjegjësinë e atyre që duhet të na mbrojnë. Dhe këto pyetje, pavarësisht se sa të pakëndshme janë, duhet të bëhen. Sepse heshtja nuk i zgjidh ato. Vetëm i thellon.
1. A strehohej Gysi në vila qeveritare? Kush ia dha çelësat?
Kjo është pyetja themelore. Sipas raportimeve të SPAK dhe mediave, Ergys Agasi, njeriu më i kërkuar i vendit për dosjen e AKSHI‑t, ka qëndruar për një pjesë të kohës që ishte në arrati pranë vilave qeveritare në Durrës. Këto nuk janë shtëpi private. Janë rezidenca zyrtare të shtetit, të ruajtura me protokoll të rreptë ushtarak e policor. Për të hyrë atje, nuk mjafton të jesh i pasur. Duhet të kesh autorizim nga maja e pushtetit. Dhe këtu qëndron pyetja që askush nuk po e bën: Kush ia dha çelësat? Kush firmosi urdhrin? Kush e lejoi një njeri në kërkim nga drejtësia të akomodohej në një objekt që administrohet nga shteti? Përgjigjja, sipas burimeve, është se ky operacion nuk mund të kishte ndodhur pa bekimin dhe mbrojtjen direkte të kryeministrit Edi Rama. Por kjo duhet të vërtetohet. Dhe për ta vërtetuar, duhet të bëhen pyetjet.2. A ka pamje filmike të tij që hyn e del atje?
Kjo është pyetja që çdo gazetar hetues duhet ta bëjë. Nëse Agasi ka qëndruar në vilat qeveritare, atëherë duhet të ketë pamje filmike. Kamerat e sigurisë në këto ambiente janë të detyrueshme. Ato regjistrojnë 24 orë në ditë. Ato ruajnë çdo hyrje dhe dalje. Pra, ku janë ato pamje? Pse nuk janë publikuar? Pse nuk janë bërë pjesë e dosjes? Dhe nëse nuk ka pamje, pse nuk ka? Kush i fshiu? Dhe mbi të gjitha, pse mediat kryesore nuk po e bëjnë këtë pyetje? Pse gazetarët që pretendojnë se janë hetues nuk po e kërkojnë këtë provë? Përgjigjja është e hidhur: sepse disa prej tyre janë pjesë e sistemit. Sepse disa prej tyre janë blerë. Sepse disa prej tyre kanë frikë.
3. Pamjet që janë fshirë: Kush e urdhëroi specialistin dhe administratorin?
Sipas SPAK, Embro Sulejmani, administratori i “Kodrës së Kuajve” dhe i lokalit të bllokut qeveritar, dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Agasit. Ky nuk është një veprim i rastësishëm. Për të fshirë pamjet, duhet të kesh akses fizik në sistemin e kamerave, duhet të kesh fjalëkalimet, duhet të kesh dijeninë teknike dhe duhet të kesh një motiv. Dhe këtu qëndron pyetja: A ka SMS, a ka telefonata, a ka ndërmjetës që lidhin urdhëruesin me ekzekutuesin? A ka një zinxhir komunikimi që të çon nga Sulejmani te dikush më lart? Sepse nuk është e mundur që një administrator i thjeshtë të marrë një vendim të tillë pa porosi nga lart. Dhe nëse ka porosi, kush e dha atë?4. Kush e lajmëroi urdhëruesin se SPAK do të vepronte?Kjo është pyetja më e rëndë dhe më e rrezikshme. Sepse nëse SPAK po përgatitej të vepronte ndaj Vlorës Hysenit, dhe dikush e lajmëroi atë përpara se të ndërmerrej veprimi, atëherë kemi të bëjmë me rrjedhje informacioni nga brenda drejtësisë. Dhe kjo rrjedhje nuk është një gabim. Është një krim. A rrjedh SPAK drejt Parisë për të luajtur me dy porta? Apo ka dy grupime brenda saj që po luftojnë fort me njëri-tjetrin? Kjo është një pyetje që askush nuk guxon ta bëjë hapur, sepse prek themelet e institucionit që duhet të jetë garantuesi i drejtësisë. Por nëse SPAK është i ndarë, nëse ka fraksione brenda tij, nëse ka njerëz që luajnë për të dyja palët, atëherë drejtësia nuk është e pavarur. Është një instrument i pushtetit.
5. Roli i shërbimeve perëndimore: A ka përplasje me ta?
Shqipëria është anëtare e NATO‑s. SHISH‑i bashkëpunon me CIA‑n, MI6‑n dhe agjencitë e tjera perëndimore. Nëse kreu i SHISH-it ka kaluar informacione sekrete një biznesmeni të lidhur me krimin, atëherë edhe informacionet që kanë rrjedhur prej tij mund të jenë të kompromentuara. Kjo është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e aleancës. Pra, ku janë shërbimet perëndimore? Pse nuk reagojnë? Pse nuk kërkojnë llogari? A ka një përplasje mes tyre dhe Duqes? Apo ata e dinë se kush është koka e sistemit dhe po presin që gjërat të qetësohen? Kjo është një pyetje që duhet bërë. Sepse nëse aleatët tanë e dinë dhe nuk veprojnë, atëherë edhe ata janë pjesë e problemit. Dhe nëse nuk e dinë, atëherë duhet ta dinë.
6. Pse protesta mbetet margjinale dhe populli nuk merr çfurqet?
Dhe këtu vijmë te pyetja më e pakëndshme, ajo që ju cimbis ndjeshmëritë evro-atlantike, por që dikush duhet t’ju thotë të vërtetën e papëlqyeshme: Pse protesta mbetet margjinale? Pse populli nuk merr çfurqet e t’i shporrë këta plehra? Përgjigjja nuk është e thjeshtë dhe nuk është e bukur. Ka disa arsye: Së pari, frika. Pas 35 vjetësh represioni, shumë shqiptarë kanë mësuar të heshtin. Ata e dinë se çfarë u ndodh atyre që guxojnë të ngrenë zërin. Ata e dinë se mund të humbasin punën, të arrestohen, të kërcënohen. Frika është arma më e fuqishme e pushtetit. Së dyti, lodhja.
Njerëzit janë të lodhur. Pas 35 vjetësh premtime të thyera, pas 35 vjetësh korrupsioni, pas 35 vjetësh varfërie, shumë kanë humbur shpresën. Ata nuk besojnë më se asgjë mund të ndryshojë. Së treti, përçarja. Pushteti ka investuar miliona në përçarjen e shoqërisë. Ka mbjellë urrejtje mes “rozëve” dhe “bluve”, mes veriut dhe jugut, mes atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë.Dhe kjo përçarje e bën të pamundur çdo lëvizje të bashkuar. Së katërti, blerja. Një pjesë e popullsisë është blerë. Me vende pune, me tendera, me favore, me para. Ata nuk kanë interes të ndryshojnë sistemin, sepse sistemi i ushqen. Së pesti, mungesa e alternativës. Opozita nuk është alternativë. Është e njëjta gjë me fytyrë tjetër. Berisha, Meta, Basha, Shehaj – të gjithë kanë qenë pjesë e këtij sistemi. Të gjithë kanë grabitur. Të gjithë kanë mbrojtur njëri-tjetrin. Pra, pse të protestosh? Për kë të protestosh? Dhe kjo është tragjedia më e madhe e Shqipërisë. Jo se nuk ka protesta. Por se protesta nuk ka ku të çojë. Nuk ka një alternativë të pastër. Nuk ka një lider që nuk është kompromentuar. Nuk ka një parti që nuk është e lidhur me krimin.
Përfundim: Pyetjet nuk vdesin, heshtja po
Këto pyetje nuk janë thashetheme. Janë akte akuzë. Dhe përgjigjja për to nuk mund të jetë heshtja. Nuk mund të jetë “ky është fundi”. Nuk mund të jetë “nuk ka ç’të ndodhë më keq se kaq”. Kush ia dha çelësat e vilave qeveritare Gysit? Ku janë pamjet filmike? Kush i fshiu? Kush e lajmëroi urdhëruesin? Kush luan me dy porta në SPAK? Pse aleatët nuk reagojnë? Pse populli nuk ngrihet? Këto pyetje kërkojnë përgjigje. Dhe përgjigjja nuk mund të jetë “ky është fundi”. Sepse as fundi nuk ka fund në këtë vend. Rama burg. Berisha burg. Hyseni burg. Agasi burg. Sulejmani burg. Të gjithë ata që kanë grabitur dhe kompromentuar Shqipërinë – para drejtësisë! Flamingo nuk ikën. Flamingo qëndron. Flamingo kërkon drejtësi. Rama burg. Berisha burg. Tani.”.