news

Vodhi 69 milionë lekë/ Ish-drejtoresha e Postës në Durrës i shpëton burgut, gjykata e lë në arrest shtëpie

Gjyka­ta e Dur­rësit  ka ven­do­sur zëvendësimin e masës së sig­urisë  nga “arrest në burg” me “arrest në shtëpi” për ish-drej­tore­shën e fil­ialit të Postës Shqiptare në Dur­rës Elis­a­be­ta Mataj.Mataj ndod­hej në paraburgim prej mua­jit kor­rik, nën het­im për dyshimet mbi përvetësimin e rreth 69 mil­ionë lekëve të rinj, fonde të des­tin­uara për pen­sionet në degët e Postës në Shi­jak dhe Kru­jë.

Sipas infor­ma­cionit për vendimin e ri, gjyka­ta ka vlerë­suar se në këtë fazë të hetim­it nuk ka pro­va të mjaftueshme për vijimin e masës më të rëndë të sig­urim­it personal.Ndryshimi i masës nuk nënkup­ton pushimin e het­imeve dhe as shpall­jen e pafa­jë­sisë së të het­u­arës.

Përgjegjësia penale do të për­cak­to­het në për­fundim të pro­ce­sit gjyqë­sor.

Elis­a­be­ta Mataj është një nga tre zyrtaret e Postës së Dur­rësit të përf­shi­ra në hetim.Në kor­rik, ish-she­f­ja e financës Val­bona Duni dhe arkë­tar­ja Pao­la Dana u lanë që në fil­lim në “arrest në shtëpi.

Hetimet për mungesën e rreth 69 mil­ionë lekëve vijo­jnë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading