news

Rama dështoi gjatë vizitës në New York, ja pse kryeministri u kthye me urgjencë në Shqipëri, si u anulua kthimi i planifikuar për sot, kush i dha ultimatumin që e detyroi të rikthehej para kohe dhe njoftoi konferencën për shtyp

Vizita e kryem­i­nistrit Edi Rama në Nju Jork në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përm­byl­lur me një dësh­tim të plotë diplo­matik, pasi ai nuk mun­di të real­i­zo­jë asnjë takim të nivelit të lartë me zyr­tarë të admin­is­tratës amerikane.Gjatë këtij qën­dri­mi, ai u pa vetëm në disa takime të ngush­ta me pjesë­tarë të dias­porës shqiptare atje. Ndër­sa I vet­mi takim me peshë në axhendën e tij doli të ishte ai me krye­bashki­akun e Lezhës, Pjerin Ndreu.

Pra­paske­nat­Por sikur të mos mjaftonte kjo “shu­plakë” ndërkom­bëtare, Rama është detyru­ar të anu­lo­jë në min­utën e fun­dit biletën e kthim­it të plan­i­fikuar për ditën e sotme, duke mar­rë një kthesë të paprit­ur e të rrufeshme drejt Tiranës. Mëso­het se shkak për këtë rik­thim pa orar janë bërë hetimet e thel­la të Prokuror­isë së Posaçme (SPAK), të cilat kanë mbërthy­er qev­er­inë e tij dhe po tron­disin bashkëpunë­torët më të rëndë­sishëm të kabi­netit me akuza të rën­da kor­rup­sioni dhe përf­shir­je në krim­in e orga­nizuar.

Për­bal­lë kësaj sit­u­ate të degrad­uar dhe skan­dalit të fun­dit që ka shpërthy­er në Shër­bimin Infor­ma­tiv Shtetëror (SHISH), part­nerët ndërkom­bë­tarë thuhet se i kanë pre­rë fletën kryem­i­nistrit Rama, duke i dhënë një ulti­ma­tum të pre­rë për t’u kthy­er urgjen­tisht në atdhe.Ata i kanë kërkuar me for­cë mba­jt­jen e men­jëher­shme të një kon­fer­ence për shtyp për të dhënë llog­a­ri trans­par­ente para pub­likut për rrjed­hjen e të dhë­nave dhe afer­at e SHISH-it. Mad­je burime kon­fi­den­ciale bëjnë me dije se nga part­nerët i është kërkuar edhe dorëhe­q­ja e men­jëher­shme nga detyra, pasi çdo plan i tij poli­tik është përm­by­sur plotë­sisht bren­da pak orëve.

Edhe pse ekipi i tij u për­poq ta mbante sekret këtë udhë­tim emergjent, pre­sioni i madh ndërkom­bë­tar e ka futur shefin e qev­erisë në një qorrsokak pa dal­je. Tan­imë gjithç­ka pritet të mar­rë një rrjed­hë dra­matike në vijim, ndër­sa vendi­mi për­fundim­tar për të ardhmen e tij poli­tike mbetet çësht­je orësh. Kjo viz­itë, e nisur si një demon­strim force, u mbyll kësh­tu si kapit­ul­li më i errët dhe më i izolu­ar i kar­ri­erës së tij poli­tike.

Rama sul­mon SPAK Megjithatë në plotësim të ulti­ma­tu­mit të part­nerëve, kryem­i­nistri zbarkoi me nxitim në kon­fer­encën për medi­at, të cilën e pasy­roi në “Face­book” dhe nuk e mba­jti fizik­sht duke e anlu­uar në min­utën e fun­dit, ku në pjesën e parë shpërtheu në sulme ndaj SPAK-ut për hetimet ndaj Vlo­ra Hysen­it të SHISH-it, ndër­sa në pjesën e dytë kaloi në një vik­timiz­im mal­lëngjyes, duke pre­tend­uar se mbetet i pastër si “shen­j­tor” pas 28 vitesh në drej­timin e Bashk­isë së Tiranës dhe qev­erisë.

“Sapo jam kthy­er nga New York ku siç e dini për­faqëso­va Shqipërinë në OKB. Ven­dosa të drej­to­hem men­jëherë nga aero­por­ti ‘Nënë Tereza’. Zhvil­limet e fun­dit, pas ven­dos­jes së masës të arrestit shtëpie për ish-drejtue­sen e SHISH, kërko­jnë adres­im të men­jëher­shëm dhe të drejt­për­drejtë. Ishte pa disku­tim një masë ekstreme po të mba­jmë parasysh se bëhet fjalë për ekspoz­imin e një insti­tu­cioni shumë kyç. Unë s’kam të drejtën të ndërhyj në përm­ba­jt­jen e dos­jes dhe çfarë e ka çuar gjykatën ta bëjë.

S’e kam bërë më parë dhe as nuk do ta bëj. Çdo dyshim duhet të het­o­het deri në fund. Çdo akuzë duhet të rrë­zo­het ose të provo­het përmes një pro­ce­si të paan­shëm. Çdo masë kufiz­i­mi e lirisë nga organi i akuzës, për cilin­do qoftë që s’ka imu­nitet par­la­men­tar, kundër­sh­to­het vetëm në gjykatë dhe jo me opin­ione dhe as në foltoren e Kryem­i­nistrit.

Respek­ti për pavarës­inë e drejtë­sisë nuk do të thotë hes­ht­je edhe kur një shqetësim pari­mor shfaqet gjatë veprim­tarisë së organ­eve të saj. Në këtë rast, përveç dhe përtej çësht­jes penale indi­vid­uale, ka një fakt tjetër pari­mor, shtetëror, që nuk mund të anashkalo­het sikur s’ka ndod­hur.

Gjatë mar­rjes së masës dhe admin­istrim­it gjyqë­sor të dos­jes, një insti­tu­cion me ndjesh­mëri të veçan­të u ekspozua ndaj poten­cialit të një dëmi të madh, që mund dhe duhej të ishte paran­dalu­ar plotë­sisht. Të dhë­nat e dos­jes het­i­more vër­shon­in nëpër kanale sociale, para se gjyka­ta të urd­hëronte kufiz­imin e pub­likim­it të tyre”, deklaroi Rama. Kryem­i­nistri shfaqet si “shen­j­tor”

Por përgjegjësia poli­tike nuk për­fun­don aty ku fil­lon përgjegjësia penale. Rama nuk është vetëm per­soni që fir­mos ose nuk fir­mos një doku­ment. Ai është kryem­i­nistri që zgjedh min­is­tra, propo­zon drejtues insti­tu­cionesh dhe ndër­ton ekipin me të cilin admin­istron shtetin. Në rastin konkret, ai ishte per­soni që propo­zoi Vlo­ra Hys­enin në krye të SHISH-it. Pran­daj pyet­ja poli­tike nuk mund të kufi­zo­het vetëm te for­mu­la: a ka mar­rë Edi Rama para dhe a ekzis­ton një fir­më e tij në këm­bim të tyre?

Vetë Rama e ven­dosi pikër­isht këtu vijën e mbro­jt­jes, duke u vik­timizuar dhe shfaqur si “shen­j­tor”. Ai deklaroi se në “28 vjet e 4 muaj në shër­bim pub­lik” askush nuk mund ta bëjë me faj se ka prekur “paratë, pronat dhe intere­sat e shqip­tarëve”. Sipas tij, kundër­shtarët mund ta lid­hin me afera, oli­garkë apo ndër­time, por nuk mund të paraqesin një provë se dikush ka futur para në xhep­in e tij në këm­bim të një firme të hed­hur prej tij si krye­bashki­ak apo kryem­i­nistër.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading