news

Sali Berisha takim “kokë më kokë” me Edi Ramën në sallën “VIP” të aeroportit, kreu i PD i kërkoi kryeministrit të mos dorëhiqej, “Trekëndëshi i Bermudës” në panik nga “tërmeti” që po i nxjerr nga politika

Edi Rama u kthye dje nga SHBA me fjal­im­in e dorëhe­q­jes të për­gat­i­tur, në një moment kur pre­sioni poli­tik mbi qev­er­inë është rrit­ur ndjeshëm pas zhvil­limeve të fun­dit të SPAK. Por për­para se kryem­i­nistri të mer­rte një vendim pub­lik, në Rinas ndod­hi një takim që ndryshoi rrjed­hën e ngjar­jeve. Në sal­lën VIP të aero­por­tit, dyshohet se Rama dhe Sali Berisha janë takuar “kokë më kokë”.

Sipas infor­ma­cionit për bisedën, kreu i PD i kërkoi kryem­i­nistrit të mos dorëhiqej. Pas takim­it, Rama vijoi në detyrë dhe nuk e bëri pub­like dorëhe­q­jen që kishte për­gat­i­tur. Ky takim sekret kon­fir­mo­het edhe nga ish-deputeti demokrat Ervin Salian­ji, i cili kërkoi që Berisha të tre­go­jë çfarë është disku­tu­ar në Rinas, duke e lid­hur drejt­për­drejt bisedën me vendimin e Ramës për të qën­dru­ar. Salian­ji kërkoi gjithash­tu sqarime nëse gjatë takim­it u disku­tu­an garan­ci të ndërsjel­la dhe sol­li në vëmend­je fak­tin se Rama dhe Berisha janë parë për herë të dytë njëko­hë­sisht në pjesën VIP të aeroportit.Sali Berisha ka detyrim­in poli­tik dhe moral të bëjë pub­like çfarë është bise­d­uar me Edi Ramën në aero­port. Çfarë u disku­tua? A u tërhoq Edi Rama nga dorëhe­q­ja pas kësaj bisede? A u disku­tu­an garan­ci të ndërsjel­la për paprek­sh­mërinë e njëri-tjetrit? A pati ndon­jë mar­rëvesh­je për të mba­j­tur Shqipërinë peng të një skeme të vjetër poli­tike? Janë pyet­je që qyte­tarët kanë të drejtë t’i bëjnë dhe që kërko­jnë trans­parencë pasi u bë hera e dytë “që raste­sisht” tek pje­sa VIP e aero­por­tit gjen­det Rama dhe Berisha njëko­hë­sisht.

Shqipëria nuk mund të mba­het peng nga mar­rëvesh­je të fshe­hta, pazare poli­tike apo garan­ci per­son­ale”, për­fun­doi Salian­ji pos­timin e tij në plat­for­mën “X”. Taki­mi pri­vat mes Ramës dhe Berishës zhvil­lo­het në një klimë të ten­sionuar poli­tike, ku SPAK ka zgjeru­ar hetimet për kupolën e qev­erisë dhe insti­tu­cion­eve të sig­urisë. Një prej zhvil­limeve më të for­ta është çësht­ja e ish-drej­tore­shës së SHISH, Vlo­ra Hyseni, ndaj së cilës është cak­tu­ar masa “arrest në shtëpi”, pas kërkesës së SPAK.Hetimi lid­het me akuza për përkrah­je të autorit të krim­it dhe zbu­lim të akteve ose të dhë­nave sekrete. Rasti ka prod­huar një tron­dit­je të rëndë poli­tike sepse përf­shin drej­timin e një insti­tu­cioni që ka rol qen­dror në sig­ur­inë kom­bëtare. Kjo është kli­ma në të cilën Rama kthe­het nga SHBA dhe për­bal­let me një prej momenteve më të vështi­ra të man­datit të tij pas godit­jes së Bal­lukut.

Pse ky takim ka peshë për Berishën

Rama dhe Berisha nuk janë thjesht dy kundër­shtarë të rad­hës. Për deka­da, ata kanë qenë dy prej fig­u­rave që kanë për­cak­tu­ar boshtin krye­sor të poli­tikës shqiptare. Për­plas­ja mes tyre ka mba­j­tur të struk­tu­ru­ar skenën poli­tike në dy kampe, me Ramën në drej­timin e mazho­rancës dhe Berishën si një prej fig­u­rave qen­drore të opoz­itës. Për këtë arsye, një krizë e mad­he e Ramës do të sillte ndryshim të rëndë­sishëm edhe në kon­fig­urim­in ku Berisha ka lua­j­tur rolin e tij politik.Goditjet e SPAK po ndrysho­jnë ter­renin ku është zhvil­lu­ar poli­ti­ka shqiptare për vite me rad­hë. Hetimet nuk po kufi­zo­hen më te nivelet per­iferike të admin­is­tratës, por kanë prekur figu­ra dhe insti­tu­cione me peshë të mad­he poli­tike dhe shtetërore. Ndërko­hë, SHBA dhe BE kanë vijuar të deklaro­jnë pub­lik­isht mbështet­jen për forcimin e insti­tu­cion­eve të drejtë­sisë në Shqipëri.

Kjo për­plas­je mes një sis­te­mi poli­tik të kon­solid­uar prej dekadash dhe insti­tu­cion­eve të reja të drejtë­sisë është sfon­di ku duhet lex­u­ar edhe zhvil­li­mi i Rin­a­sit. Nëse njëri prej dy poleve krye­sore të poli­tikës shqiptare dobë­so­het ndjeshëm, ndryshon edhe hapësira poli­tike ku tjetri ka vepru­ar për vite. “Tërmeti” i drejtë­sisë po godet gjith­n­jë e më lart, ndër­sa dy fig­u­rat që kanë domin­uar skenën poli­tike shqiptare prej dekadash për­ballen me një realitet që po ndryshon.

E vërte­ta është se paniku në kupolën e vjetër poli­tike tash­më ka shpërthy­er hapur dhe nuk fshi­het dot më pas dyerve të blind­uara. Taki­mi i fshe­htë në Rinas nuk është gjë tjetër veçse klith­ma e fun­dit e dy fig­u­rave që shohin se si SPAK‑u po u shemb peran­dor­inë e paprek­sh­mërisë. Me rënien e Ilir Metës, si një nga pjesët e Trekëndëshit të Bermudës, rad­ha mesa duket po vjen edhe për Berishën dhe Ramën.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading