news

Çfarë po gatuhet mes dy krerëve të politikës? Prapaskenat e takimit të fshehtë në Rinas mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, paktet për kullat dhe alarmi i madh për vjeshtën e vështirë, Grid Rroji paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare

Ped­a­gogu i Uni­ver­sitetit CUNY në New York, Grid Rro­ji gjatë episodit të tij më të fun­dit në “Grid S Rro­ji Pod­cast”, ka lëshuar akuza të rën­da ndaj klasës poli­tike në Tiranë, duke par­ala­jmëru­ar se Shqipëria po hyn në një udhëkryq kom­bë­tar e në një vjeshtë jashtëza­kon­isht të nxe­htë. Sipas Rro­jit, vizita e kryem­i­nistrit Edi Rama në Asam­blenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork shënoi një dësh­tim të plotë diplo­matik, për shkak të izolim­it nga autoritetet ndërkom­bëtare. Duke anal­izuar pra­paske­nat e këtij udhë­ti­mi, Rro­ji u shpreh me citime të drejt­për­drej­ta mbi mungesën e takimeve dypalëshe të she­fit të qev­erisë. “Vizita e Edi Ramës në OKB dësh­toi. Vizita dësh­toi për disa arsye. Arsye­ja e parë e dësh­tim­it të kësaj vizite ishte bojkoti i plotë që i bënë të gjitha autoritetet ndërkom­bëtare, duke fil­lu­ar nga Sekre­tari i Përgjithshëm i OKB-së dhe çdo lloj funk­sion­ari apo shte­tari tjetër… Kryem­i­nistri shqip­tar nuk mori pjesë në asnjë nga këto takime. Ai e di që figu­ra e tij tan­imë është e kon­sumuar dhe prob­le­mi krye­sor që ai ka është legjitimiteti bren­da ven­dit. Pra, Edi Rama erd­hi në Neë York për të gje­tur legjitimitet tek shqip­tarët dhe për t’u hed­hur hi syve shqip­tarëve”, tha ai ndër të tjera.

Pak­ti Rama-Berisha

Një nga pikat më shpërthyese të anal­izës së Rro­jit lid­het me atë që ai e cilë­son si një pakt të fshe­htë e të paduk­shëm mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, pas një taki­mi të për­folur në aero­portin e Rin­a­sit. “Nuk kishte suk­sese për të paraqi­tur, atëherë mori një fletë nga lib­ri i Sali Berishës, të cilin meqë ra fjala e takoi në Rinas, sepse ishin të dy rastë­sisht në Rinas — njëri që shkonte në Bruk­sel dhe tjetri që kthe­hej nga Ameri­ka. Se si ndod­hi që ishin të dy rastë­sisht aty, le ta shp­je­go­jnë gaze­tarët het­i­morë e emi­sionet e dark­ës… Nuk ka shumë rëndësi nëse u takuan apo jo kokë më kokë, se kanë ndër­m­jetës të shumtë. Ju që men­doni që ata nuk tako­hen, jeni jo budal­lenj, por jeni dele! Sepse gjys­ma e mod­er­a­torëve të emi­sion­eve të natës, gjys­ma e pronarëve të tele­vizion­eve dhe gjys­ma e oli­garkëve janë ndër­m­jetës mes tyre. Oli­garkëve nuk u prishet supa: fiton Sal­iu mirë e kanë, fiton Edi mirë e kanë, fiton Iliri mirë e kanë…”, u shpreh ai. Rro­ji vijoi me akuza të drejt­për­drej­ta për pak­tet me lejet e ndër­tim­it dhe kul­lat që mbyllin gojën e opoz­itës zyrtare. “Rama tha se këtë opoz­itë nuk e llog­a­r­it, aty ka të drejtë! Ua ka blerë gjakun të gjithëve atyre!Nuk i llog­a­r­it ata, ata i ha për mëng­jes! Ata i ha me një ten­der, me dy ose tre ten­dera pal­latesh të mëd­ha që i ka dhënë djalit të Sal­i­ut! Ash­tu i ha ata! Se kur ke ngrënë çor­bën e atij, kur ta ka blerë gjakun, një ua ka blerë të gjithëve”. Duke u ndalur sër­ish më tej te deklaratat e kryem­i­nistrit pas kthim­it dhe për­plas­ja me insti­tu­cionet e drejtë­sisë, Rro­ji thek­soi se pushteti po i shpall luftë të hapur SPAK-ut për të mbro­j­tur drej­tore­shën e SHISH-it, Vlo­ra Hyseni. “Kryem­i­nistri tre­goi që ai mesazhi për spi­unët ser­bë nuk ishte për Klo­di­ana Lalën. Lala ishte vetëm mjeti për të shpërn­darë një kër­cën­im nga ana e Vlo­ra Hysen­it drejt­për­drejt për kryem­i­nistrin. Dhe ai tha se drejtësia duhet të bëjë punën e vet, ama drejtësia ka nxjer­rë sekretet dhe ne do të bëjmë diç­ka në Këshillin e Sig­urisë Kom­bëtare. Pra, ai i shpal­li luftë drejtë­sisë së pavarur, SPAK-ut! Këtë mba­jeni vath në vesh.

Ai Vlo­ra Hysen­it i tre­goi që: ‘Unë do të mbroj përkarshi SPAK-ut që t’i ka nxjer­rë të gjitha palarat’ ”. Rro­ji ngri­ti pikëpyet­je të mëd­ha edhe për mbër­rit­jen e paprit­ur të ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë në ditë të shtunë, duke pyetur pub­lik­isht kryem­i­nistrin: “Zoti kryem­i­nistër, a keni ndon­jë mendim se pse ambasadori amerikan erd­hi një javë për­para se ç’ishte par­ala­jmëru­ar dhe e mori man­datin e vet si me letra kre­den­ciale ditën e shtunë, pothua­jse si asnjëherë tjetër? A keni përgjig­je ju për pyet­jen se pse u duk qartë sikur ishte një ten­ta­tivë për shmang­ien tuaj nga gjithë ky pro­ces? Gaze­tarët që ishin aty më thonë që taki­mi kokë më kokë midis Pres­i­den­tit dhe ambasadorit amerikan ka zgjatur shumë më tepër se një takim nor­mal… Pse nuk ju takoi njeri këtu? Pse u morët me pula e me sor­ra dhe nuk u morët me punët e shtetit? Çfarë frike keni ju nga drejtësia?”.Vjeshta e nxe­htë

Grid Rro­ji dha alarmin për zhvil­limet e kësaj vjeshte duke bërë thirrje për rezis­tencë pop­ul­lore. “Kjo vjeshtë, të dashur miq, kjo duhet t’ju tingël­lo­jë si e vërte­ta. Ne sot si pop­ull jemi në një udhëkryq jashtëza­kon­isht shumë të rrezik­shëm. Kryem­i­nistri e kup­ton që, bashkë me par­inë e Tiranës, gjend­ja e tyre është jashtëza­kon­isht shumë e vështirë tani, sepse ata nuk e dinë se çfarë do të ndod­hë dhe kanë shumë frikë nga zhvil­limet e kësaj vjeshte”, tha ai ndër të tjera.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading