FSHF del hapur në krah të Čeferin, mbështetje për një tjetër mandat në UEFA

FSHF mbështet Alek­sander Čeferin për një tjetër man­dat në krye të UEFA‑s

Fed­er­a­ta Shqiptare e Fut­bol­lit ka kon­fir­muar zyr­tar­isht mbështet­jen për Alek­sander Čeferin në garën për një tjetër man­dat si pres­i­dent i UEFA.

Vendi­mi është mirat­u­ar una­n­imisht nga Komiteti Ekzeku­tiv i FSHF-së, pas propozim­it të pres­i­den­tit Armand Duka.

Sipas FSHF-së, mbështet­ja për Čeferin vjen si vlerësim për lid­er­shipin, vizion­in dhe kon­tributin e tij në zhvil­lim­in e fut­bol­lit europi­an gjatë viteve të fun­dit. Fed­er­a­ta shqiptare thek­son se vazhdimësia e tij në drej­timin e UEFA‑s do të garan­to­jë sta­bilitet, pro­gres dhe mbështet­je të mëte­jshme për të gjitha fed­er­atat anëtare.

Zgjed­hjet për pres­i­dentin dhe anë­tarët e Komitetit Ekzeku­tiv të UEFA‑s do të mba­hen gjatë Kon­gre­sit të 51-të të UEFA‑s, i cili është plan­i­fikuar të zhvil­lo­het më 22 prill 2027 në Astana, Kaza­khstan.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading