Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë per­sona janë arrestu­ar në Vlorë si pjesë e një grupi krim­i­nal me rrezik­sh­mëri të lartë.

Sipas njof­tim­it zyr­tar, grupi dyshohet se ishte i përf­shirë në veprim­tari krim­i­nale në fushën e krimeve kundër per­son­it dhe në trafikun e lëndëve narkotike.

Opera­cioni u zhvil­lua nga spe­cial­istët e Sek­torit për Het­imin e Krimeve të Rën­da dhe të Sek­torit për Het­imin e Krimeve Kundër Per­son­it në Drej­tor­inë Ven­dore të Poli­cisë Vlorë, në bashkëpunim me For­cën Kom­bëtare të Sig­urisë, Njësia Fier, dhe nën drej­timin e Prokuror­isë së Vlorës.

Në kuadër të opera­cionit u arrestu­an në fla­grancë 6 shte­tas, mes tyre dy per­sona të shpal­lur në kërkim kom­bë­tar dhe një shte­tas i shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar nga Italia, i dënuar më parë për trafik droge dhe pjesë­mar­rje në orga­ni­za­të krim­i­nale.

Po ash­tu, u kap edhe autori i dyshuar i plagos­jes me armë zjar­ri të ndod­hur dy ditë më parë në Vlorë, si dhe një tjetër per­son i shpal­lur në kërkim kom­bë­tar, të dyshuar për përf­shir­je në të njëjtën ngjar­je dhe vepra të tjera penale.

Gjatë opera­cionit, i zhvil­lu­ar në një lokal në fshatin Vran­isht, u sekuestru­an 4 armë zjar­ri pis­to­le­ta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, muni­cion luftarak, 7 celu­larë, 1.850 euro dhe 3 autom­jete, mes tyre edhe një autom­jet i blind­uar.

Nga hetimet ka rezul­tu­ar se një nga autom­jetet e sekuestru­ara, tip “BMW X5”, është për­dorur nga një prej të arrestu­arve për t’u larguar nga ven­di i ngjar­jes pas plagos­jes së 7 qer­shorit 2026 në Vlorë.

Poli­cia bën me dije se hetimet vijo­jnë për doku­men­timin e plotë të aktivitetit krim­i­nal të grupit, ndër­sa mate­ri­alet i janë refer­u­ar Prokuror­isë së Vlorës për veprime të mëte­jshme.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading